E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi ngushëllon familjen e Murtez Xhemës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, njëherësh kryeministër i vendit, ka ngushëlluar familjen Xhema, me rastin e vrasjes së nënkryetarit të PDK-së në Suedi, Murtez Xhema.

“Vrasja e Murtezit është humbje e madhe për familjen, miqtë dhe Degën e PDK-së në Suedi. Murtez Xhema ishte veprimtar i devotshëm, duke dhënë kontribut në të mirë të çështjes kombëtare, në të gjitha fushat në diasporë dhe kudo që ka vepruar”, thuhet në telegramin e Thaçit, raporton Rel.

Vrasja e Murtez Xhemës është kryer në rrethana ende të pasqaruara mirë./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›