E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA s’mbështet ndryshimin e kufinjëve

Ambasadori i SHBA-së, në vendin tonë Aleksandër Arvizu ka këshilluar drejtuesit politikë shqiptarë të jenë të kujdesshëm në mesazhet që përcojnë, duke theksuar qartë se së fundi është vënë re një rritje e pavend e retorikës nacionaliste, e cila mund të ketë pasoja të dëmshme për stabilitetin në rajon.
“SHBA ka vënë re rritje të pavend në retorikën nacionaliste në vend, vecanërisht në javën e festimeve të 100 vjetorit të Pavarësisë, shkruan “Panorama”.

Kjo kontrastron dukshëm me rolin pozitiv që Shqipëria ka luajtur në rajon. Qeveria dhe partitë përfshirë opozitën kanë lëshuar mesazhe të qarta të përgjegjshme duke inkurajuar shqiptarët jashtë të punojnë së bashku. Kohët e fundit aktorë të ndryshëm politikë kanë tentuar të përdorin etnicitetin për qëllime të ndryshme politike. Tensionet etnike nëse zgjodhen janë të pamundura për tu kontrolluar, personat të përmbahen nga ndezja e ndjenjave etnike si brenda dhe jashtë Shqipërisë”- tha ai, duke folur në konferencën “Bashkëpunimi për sigurinë në Ballkanin Perëndirmor”.

Sipas Arvizut kjo retorikë dëmton vendin. Ai ka kujtuar se për shkak të deklaratave të bërë në prag të festimeve të 100 vjetorit dy vende fqinje anuluan pjesëmarrjen në festime.

“Kjo duket si e vogël, por frenon marrëdhëniet, frenon bashkëpunimin. SHBA i kushton vëmendje kësaj. Thirrja nga AK për referendumin për bashkimin mes Kosovës e Shqipërisë minon përparimin për paqe e stabilitet rajonal. Theksoj se SHBA nuk mbështesin ndryshimin e kufijve në rajon. Cdo përpjekje për ta bërë këtë është destabilizuese.

Përqendrohuni në integrimin, fjala për një Shqipëri të madhe të rreme është shpërqendrim nga problemet e mëdha dhe votuesit nuk duhet të bien pre e kësaj”, tha ai./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›