Grekët sulmojnë konsullatën turke ne Selanik
Selanik - Një grup të rinjsh grekë kanë hedhur një bombë molotov ë ndërtesën e konsullatës turke në Selanik. Policia greke ka deklaruar se lënda plasëse u hodh nga një grup të rinjsh në konsullatën turke në Selanik, por nuk pati viktima. Gjatë manifestimit, ku merrnin pjesë rreth 500 persona që kërkonin drejtësi për një sindikalist bullgar i plagosur nga hedhja e acidit nga disa të panjohur, u sulmua me gurë edhe një rajon policie. Manifestuesit kërkuan lirimin e 40 të rinjve të burgosur në muajin dhjetor gjatë përleshjeve që prekën qytetet kryesore të Greqisë.