Ramush Haradinaj vizitë zyrtare në Maqedoni
Shkup - Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj sot do qëndrojë për vizitë zyrtare në Maqedoni, i ftuar i posaçëm i Partisë Demokratike Shqiptare. Qëllimi i vizitës është themelimi i PDSH-së, ku sigurisht do të ketë mesazhe të qarta për ecurinë e Kosovës. Vizita e Ramush Haradinaj do të jetë e para në Maqedoni pas lirimit të tij si i pafajshëm nga Tribunali i Hagës.