Pyetësori për Kosovën, Berisha: Dëshmi e suksesit

Berisha e konsideron këtë vendim si një arritje madhore e historike për Kosovën në rrugën e integrimit të saj në Bashkimin Evropian.
“Ky akt madhor në marrëdhëniet e Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian, vendet e tij anëtare, është dëshmi e sukseseve të reformave të gjithanshme që kanë shndërruar Kosovën në një nga vendet më të sigurta të rajonit dhe vlerësimit të tyre të madh ndërkombëtar. Ky është një akt madhor besimi nga Komisioni Evropian dhe vendet anëtare të BE-së ndaj qytetarëve të Kosovës, shtetit ligjor dhe institucioneve të tij, në demokracinë më të re në Evropë”, thuhet në njoftim.
Dorëzimi i pyetësorit për heqjen e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës, pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Kontrollit të Integruar të Kufijve me Serbinë dhe vendosmërisë së qeverisë së Kosovës për zbatimin e saj-vijon Berisha- dëshmon vlerësimin e madh që Komisioni Evropian dhe vendet anëtare të BE-së kanë për marrëveshjen e Brukselit midis Republikës së Kosovës dhe Serbisë dhe zbatimin e saj.
“Ne kemi bindjen se kërkesat e pyetësorit do të jenë një frymëzim i vërtetë për qeverinë, institucionet dhe qytetarët e Kosovës, për të ndërmarrë të gjitha reformat e domosdoshme për t’i plotësuar ato dhe merituar në kohën më të shpejtë lëvizjen pa viza të qytetarëve të Kosovës në Evropë”, thuhet më tej. /Start/
2012-06-15 11:12