E Diel, 1 Nëntor 2026

Gremina politike e PS-së – filozofia edviniste “Jam unë, pa jeni ju”

Gjuha e ripërsëritur në oratorinë e tij politike, tashmë për çdo ditë nga Edvin Rama, me të njëjtat cilësime të banalitetit e rrugaçërisë ordinere, nuk e besoj se ngjallin më kureshtje -jo për t’i ridëgjuar - por as për t’i rianalizuar.

Kanë vetëm një kureshtje politike.

Ripërsëritja e të të njëjtave fjalë, faktorë, fakte e shkaqe politike nga Edi Rama për të shfajësuar përgjegjësinë e vet personale politike në humbjen e PS-së, përbëjnë strumbullarin e një Fakti. Edi Rama kësisoj do të përcjellë mesazhin gjithandej: “Jam unë, pa jeni ju”. -Unë jam kryetari i PS... - sa herë e ka ripërsëritur Evdin Rama në oratorinë e paszgjedhjeve të 28 qershorit, sikurse i ripërsërit edhe hoxha të sëmurit në vesh, që të bindet se ai është akoma në këtë botë?

Këtu fillon metri i parë i greminës politike të PS-së. Dhe gremina është mbizotërimi (akoma) i filozofisë edviniste “Jam unë, pa jeni ju!”.

Ballafaqoj filozofinë edvinistee “Jam unë, pa jeni ju”, me realitetin politik të analizuar nga socialistët që janë vullnetarisht të tillë.

Edi Rama: “Pushteti i grabitur...” - e cilësoi të drejtën qeverisëse të PD në zgjedhjet e 28 qershorit. Edi Rama: - “pushtet shtatanik, aleanca e Berishës me Metën...”.

A mund të ketë etikë, a mund të ketë moral, fjala e Udhëheqësit të partisë që pretendon të qeverisë Shqipërinë, me cilësime të tilla? Veç diktatorët përdorin të tillë gjuhë folëse. Bashkim Zeneli, në një intervistë të ditëve të fundit e zhveshi lakuriq politikën e filozofinë e Edi Ramës. Dhe askush nuk mund të pretendojë se Edi Rama është më socialist se Bashkim Zeneli.

BZ: “Edi Rama nuk ka kuptuar rëndësinë e aleancave politike në sistemin pluralist politike në një demokraci të emacipuar. Unë nuk e shikoj si tradhti aleancën e Berishës me Metën...”.

Edi Rama e tellallët e tij bashkiakosocialistë që të dëftohen sa të paemacipuar demokratikisht dhe sa monistë enveristë kanë mbetur, ripërsërisin për të njëmijëtën herë  frazeologjinë enveriste “...tradhëti, shtatanik, krimminal”.

Edi Rama - Unë jam kryetari i PS, të tjerët nguten.....( domethënë ata socialistë që kërkojnë të pranojnë zgjedhjet e 28 qershorit, për të mirën e demokracisë në Shqipëri).

BZ pohon: “...janë dhënë mesazhe para e pas zgjedhjeve për qëndrimin që duhet të ketë PS, por këto mesazhe nuk janë marrë seriozisht nga drejuesit e PS...”. Shkaku? Është filozofia edviniste: - Jam unë, pa jeni ju.

Kjo filozofi ka edhe gjuhën e vet politike. Ja si e analizon socialisti Bashkim Zeneli gjuhën politike të filozofisë edviniane.

BZ: “Gjuha e përdorur me bazën ka qenë nihiliste, por edhe premtimi ka qenë shumë flu, global dhe i përgjithshëm. Ka munguar zbërthimi dhe detajimi i alternativës qeverisëse socialiste...”.

Pyesim Edvin Ramën. -Ke qenë nihilist me popullin, me socialistet, ke qenë me premtime flu, globalist. Atëhere, KQZ-ja e ka fajin politik të humbjes tënde?

Dhe pllaka e varrit të filozofisë edviniste është pohimi i fundit i Bashkim Zenelit.

BZ: “Mendoj se edhe mënyra se si u hartuan listat për deputetë përfaqëson filozofinë e lidershipit të PS.

Pasojat politike të listave të deputetëve të filozofisë edviniste i vuan tani vetë PS-ja.

Këta deputetë të kësaj filozofie, pas 28 qershorit, sikurse edhe kori i zhabave, ripërsërisin në çdo shesh, në çdo s(t)allë ku i ngulitin, të na mbushin mendjen se “...vetëm kryetari i PS nuk fajësohet për humbjen e PS...”. Kori i zhabave - deputetët e listës së filozofisë edviniste është produkt i politikës së përjashtimit që udhëhoqi Edi Rama.

Ja si e pohon Bashkim Zeneli këtë filozofi politike. BZ: “...Filozofia e përjashtimit...PS nuk asimiloi alternativat e ndryshme brenda saj, por u përpoq të zbulojë armiq nga jashtë e brenda saj....”. Filozofia edviniste e përjashtimeve, e zbulimeve të armiqve të brendshëm e të jashtëm, është vazhdimësi gjenetike e filozofisë enveriste, dhe kjo dëshmon se aktualisht PS e Edi Ramës është një parti anarkiste, jodemokratike, jopluraliste. PS e Edi Ramës është akoma parti e ideologjisë moniste komuniste. Partia Socialiste e Edi Ramës, si parti e ideologjisë moniste komuniste ka karakteristikë edhe mohimin edvinist të gjithë historisë 18-vjeçare të PS. Elektorati nuk u bind - pohon Bashkim Zeneli - nga filozofia e re e mohimit të arritjeve 18-vjeçare. Nga drejtuesit e PS  ka një arrogancë e shpërfillje, ka një mendjemadhësi provinciale ndaj njerëzve me kontribute. Mirë Edvin Ramës, kjo filozofi e tij “Jam unë, pa jini ju”, i shërben mbijetesës të tij politike në karriken e kryetarllëkut të PS-së, po socialistët e tjerë, a nuk e kuptojnë, nuk e shikojnë greminën politike që u afrohet përditë nga filozofia e “Unë!”-it të Ed Ramës?

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›