E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha në mbledhjen e KRRTSH-së: Edhe fshati ka plan urbanistik. Tirana jo

Këshilli i Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë (KRRTRSH), i  mbledhur sot rreth orës 10:00 në mjediset e Pallatit të Kongreseve në Tiranë, në drejtimin e Kryeministrit Sali Berisha, ka marrë në shqyrtim dhe  ka miratuar deri mesditë tetë leje dhe studime për investime në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë. Deri në mesditë, anëtarët e KRRTSH-së kanë diskutuar dhe miratuar lejet e ndërtimit për fabrikat e çimentove në Balldren dhe në Mamurras të qarkut të Lezhës, si dhe në Bushat të Shkodrës. KRRTSH ka miratuar gjithashtu dhe studimin urbanistik për ndërtimin e një fabrike çimentoje në Nikël të Fushë Krujës, studimin urbanistik për ndërtimin e një hidrocentrali në Librazhd, studimin urbanistik të përgjithshëm për Voskopojën, planin rregullues për Cërrikun si dhe ndërtimin e një terreni sportiv në Rinas. Në këto momente (ora 12:15), KRRTSH po diskuton planin rregullues për qytetin e Përrenjasit, ndërkohë që në mbledhjen e sotme pritet të miratohen rreth 23 leje dhe studime të ndryshme për investime në sektorë të ndryshëm. Kjo është mbledhja e dytë që KRRTRSH zhvillon brenda një jave. Në mbledhjen e fundit KRRTRSH miratuar 19 vendime të rëndësishme me vlerë 2.5 miliard euro gjithsej, mes të cilave studime të rëndësishme urbanistike dhe leje për investime të mëdha në sektorin e industrisë, energjisë dhe turizmit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›