E Diel, 1 Nëntor 2026

Greq, arrestohen dy shqiptarë për grabitje banke

EVIA-Dy shqiptarë të akuzuar si autorë të grabitjes së degës Euro Bank në ishullin Evias të Greqisë janë arrestuar pas një ndjekjeje disa orëshe policore e cila ishte shoqëruar dhe me shkëmbim zjarri në zonën Halkida të Greqisë.

Dy shqiptarë të armatosur me një automatik dhe një pistoletë kanë hyrë në bankë, paraditen e djeshme dhe kanë grabitur 21 mijë euro. Më pas grabitësit anë larguar në dy makina të vjedhura. Policia u vu menjëherë në ndjekje të dy shqiptarëve.

“Grabitësit e bankës qëlluan me armë në drejtim të policisë e cila gjithashtu iu kundërpërgjigj me dhjetëra plumba. Në ndjekje të policisë u vu në ndihmë dhe një helikopter. Policia arriti të binte në gjurmët e grabitësve në zonën bregdetare Eretria, ku ata ishin strehuar në një hotel” shkruan agjencia e lajmeve ANA.
Njëri prej shqiptarëve, Dedë Voci, 25 vjecar është arrestuar dhe është dërguar në spitalin Halkida për të marrë mjekim pasi është plagosur në këmbë. Personi i dyti, Ariol Deda kishte arritur t’i shpëtonte policisë, por jo për shumë kohë. Ai u gjet pak më vonë pas ushtrimit të kontrollit të zonës.
Policia arriti të gjente paratë në makinën e grabitësve gjithashtu dhe armët me të cilën ishte kryer grabitja.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›