“Remzi Hoxha”, kërkohet masë e re për Ilir Kumbaron
TIRANE-Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon masë të re sigurie dhe rikthimin në burg të Ilir Kumbaros, nje prej te akuzuarve kryesore për rrëmbimin dhe torturën me pasoje zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha në vitin 1995.
Kërkesa prë rikthimin e masës, arrest me burg vjen vetem pak dite pasi Ilir Kumbaro u la ne gjendje te lire ne Londer menjehere pas vendimit te Gjykates se Larte. Kerkesa per rikthimin e mases se sigurise iu paraqit sot Gjykates se Krimeve te Renda nga prokurori i ceshtjes Xhevat Hana. Ndërkohë po sot ne nje seance po diten e sotme gjykata pritet te shprehet nese do te pranoje kerkesen e prokurorise ose jo. Gjykata e Londrës i dha lirinë Ilir Kumbaros pak dite me parë, ish-oficerit të SHIK-ut .Vendimi erdhi menjehere pasi Gjykata e Lartë shqiptare vendosi në datën 2 dhjetor të shuajë masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj të pandehurit Kumbaro, me argumentin se kjo masë e ka humbur efektin e saj, për shkak të kalimit të afateve të parashikuara nga ligji.
Ilir Kumbaro ndodhej në proces ekstradimi mbi bazën e një kërkese të bërë nga drejtësia shqiptare, pasi ishte shpallur në kërkim si i dyshuar për rrëmbimin dhe zhdukjen e biznesmenit Hoxha 14 vjet më parë, krim të cilin akuzohet se e ka kryer në bashkëpunim me ish-kolegët e tij.Gjykata e Tiranës më 18 shkurt 2003 vendosi ndaj Ilir Kumbaros, masën “arrest me burg” në mungesë, duke e shpallur në kërkim. Ai dyshohej për veprat penale të “shpërdorimit të detyrës” dhe “torturës”, kryer në bashkëpunim. Për mungesë provash dhe faktesh, çështja ndaj Ilir Kumbaros u pushua për t’u rihapur ne shtator te 2006 me vendim të prokurorit të Përgjithshëm të asaj kohe Theodhori Sollaku. Më 5 maj të vitit 2008, Gjykata e Krimeve të Rënda, mbi bazën e kërkesës së prokurorisë vendosi masën e sigurisë “arrest shtëpie” vetem ndaj të pandehurve Arben Sefgjini, Avni Koldashi dhe Budion Meçe, masë e cila u ndryshua më pas nga Apeli. "Për Kumbaron nuk u kërkua vendosja e një mase të re, “kleçkë” e cila është shfrytëzuar mjaft mirë nga avokatët për të bindur Gjykatën e Lartë se masa e marrë në mungesë ndaj klientit të tyre i ka humbur efektet."