Nga sovjetologjia tek Xhihadologjia – leksionet e vështira që po mëson siguria e SHBA-së
Kemi harxhuar shumë kohë dhe para për të frenuar një kërcënim që u dobësua krejtësisht me kalimin e kohës. Më 1945, Shtetet e Bashkuara të Amerikës përballën një kërcënim të tmerrshëm. Pushteti i Bashkimit Sovjetik dhe shpërndarja e komunizmit në Europën Lindore përfaqësoi një armik të ri që rrezikonte shpresat e pas luftës për një botë të paqtë dhe të lulëzuar.
SHBA nuk iu përgjigjën këtij rreziku global. Qeveria federale pati pak specialistë që flisnin gjuhën ruse apo njihnin historinë dhe kulturën e Rusisë; universitetet ishin të varfër. Fusha e studimeve ruse u krijua si një reagim dhe u bë katalizator për një rrjet programi studimesh zonale që nisi.
Sot, Shtetet e Bashkuara të Amerikës përballen me një disfatë të ngjashme, me kërcënimin që vjen nga fondamentalizmi islamik.
Në ngjashmëri me Bashkimin Sovjetik, militantët islamikë përfaqësojnë një ide, jo thjesht një ushtri.
Pavarësisht ekzistencës së një modeli historik të suksesshëm, qeveria amerikane nuk duket se po i përthith leksionet e duhura nga krijimi i programeve studimore ruse në përpjekjet për ta studiuar më së miri këtë kërcënim të ri.
Sovjetologjia ishte – sidomos në dekadën e parë – një iniciativë intelektuale që kontribuoi në disiplinat shkollore, debatet publike dhe në diskutimet qeveritare top-sekret.
Një vështrim në këtë shesh suksesi është thelbësor për të përcaktuar rreziqet që vijnë nga ky kërcënim, nga fondamentalizmi islamik.
Hapi më i rëndësishëm është ndërtimi i një infrastrukture. Komiteti i Bashkuar i Studimeve Sllave në këto vite përbëhet nga studentë që përfaqësojnë më së miri fushën e agjencive themelore dhe qeveritare, të cilat veprojnë si disiplina Politbyro. Nga këtu doli edhe gazeta “Slavic Review”, ku shkruhet për studimet më të fundit.
Militantët islamikë, ashtu si në Bashkimin Sovjetik, përfaqësojnë jo vetëm një ushtri, por një ide. Por, detyra më e rëndësishme dhe që u ka ngrënë jo pak kohë Komitetit ishte kërkimi i burimeve për Bashkimin Sovjetik, një vend që kishte shumë studentë në Amerikë, për pothuaj një dekadë të tërë pas Luftës së Dytë Botërore. Më 1954, si anëtarë të Politbyrosë sovjetike, komiteti luftoi në aleancë me Shërbimin Postal të Amerikës për të ruajtur kopje nga gazeta “Pravda”, sepse ishte konfiskuar nga inspektorët e postës.
Gjatë vitit 1950 komiteti - me ndihmën e CIA-s - mbështeti paraqitjen më të fundit të shtypit sovjetik, ku u përkthyen dhe u grumbulluan gazetat ruse dhe artikujt e revistave. Natyra e mbyllur e shoqërisë sovjetike i bëri këto burime themelore, mjaft të domosdoshme për studimet dhe procesin e të mësuarit.
Në ditët tona, edhe pse komunikimi dhe mundësitë janë shtuar së tepërmi duke u përmirësuar, modeli i analizës përmes përkthimit u kthye në një përfitim të madh për ata që studionin fondamentalizmin islamik.
Burimet origjinale ishin mjaft të rëndësishme, sepse themeluesit e studimeve sovjetike nuk ishin të kënaqur vetëm po të gjenin këshillues për linjat e veprimit, por ata shpresonin të krijonin një fushë të re studimi si pikë nisjeje. Me fjalë të tjera, studimet sllave nuk do t’u shërbenin thjesht interesave të menjëhershme të qeverisë, por do të fitonin respekt nga akademikët, duke i bërë mjaft serioze kontributet në institucionet shkollore. Si rezultat i kësaj, kjo sferë fitoi miratimin brenda akademisë, me ekspertë të trajnuar për shërbimin qeveritar dhe edukoi qindra studentë, disa prej të cilëve shërbyen në qeveri (Në të vërtetë, agjencitë e qeverisjes amerikane – sidomos CIA – i thërrisnin specialistët e rinj me universitet kaq shpesh, saqë profesorët e Harvardit njëherë u ankuan se nuk kishin kohë të shkruanin librat e tyre).
Deri tani, megjithatë, përpjekjet amerikane për të studiuar kërcënimin më serioz janë fokusuar në përgjigjen ndaj nevojave të menjëhershme dhe të kufizuara të planifikuesve të mbrojtjes. Në dhjetor të vitit 2008, sekretari i mbojtjes Robert Gates zbuloi Iniciativën e Pentagonit “Minerva” për të siguruar studimet nga një grup i zgjedhur studiuesish - shumë prej të cilëve kishin punuar në agjencitë qeveritare. Pentagoni specifikoi 5 zonat më të errëta të “rëndësisë strategjike”, të cilat qarkuan subjekte të tilla si ushtria kineze dhe arkivat e Partisë “Baath” të Irakut.
Në fillim, u propozua që Pentagoni do të vendoste mbi bursat. Por në përballje me kriticizmin akademik, Pentagoni ra dakord të shpallte procesin përzgjedhës në një panel të Fondacionit Shkencor Kombëtar, edhe pse kishte të drejtën të emëronte mbikëqyrësit e panelit.
Departamenti i Mbrojtjes duket se po ia del në krye studimeve akademike, në kontrast të mprehtë me retorikën lidhur me “urat që ndërtohen me shkencëtarët socialë” dhe me leksionet e Luftës së Ftohtë të Sovjetologjisë.
Gjithashtu është mjaft e rëndësishme të studiohen kulturat, jo vetëm kërcënimet. Studimet ruse nuk u shqetësuan aspak për politikën dhe ekonominë ruse; qëllimi ishte të kuptohej kultura dhe historia ruse. Kësisoj, studentët mësuan për Lermontovin, për Leninin, për Bulgakovin, për Brezhnjevin. Departamenti i Shtetit, ndërkaq, financoi një program të madh për këto studime. Rezultati ishte një gjeneratë specialistësh dhe studentësh të zhytur në kulturën ruse siç ekzistonte më përpara, por edhe gjatë epokës ruse. Me fjalë të tjera, studentët panë me sy kërcënimin urgjent sovjetik në vitet ’50-‘60 si pjesë e historisë.
Kultura, megjithatë, duket se luan pak rol në përpjekjet e tanishme. Raundi i parë i projekteve të Minervës i dha pak rëndësi kulturës dhe Iniciativës së Gjuhëve të Sigurimit Kombëtar, një programi federal që u përqendrua te specialistët e gjuhës si një zëvendësim për njohuritë kulturore.
Kemi harxhuar shumë kohë dhe para për një kërcënim që u dobësua shumë me kalimin e kohës. Përpjekja më e drejtpërdrejtë për t’u përfshirë në studimet kulturore duke luftuar kërcënimet e sotme, ka ardhur nga Sistemi Tokësor i Ushtrisë, që ndërfuste antropologët me elementë të jashtëm ushtarakë. Shoqëria Amerikane e Antropologjisë e prishi këtë program, duke arsyetuar se shfaqte probleme etike dhe të rrezikshme për sigurinë personale (3 studentë janë vrarë në këtë rast). T’u mësosh ushtarëve kulturën e shekullit 21 është njëra anë; të shërbesh si ndërmjetës në front, është një gjë krejt tjetër.
Një leksion tjetër i studimeve zonale të Luftës së Ftohtë është rëndësia e zgjerimit të horizonteve të kërkimit. Themeluesit e Sovjetologjisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë kuptuar qartazi se kriza tjetër mund të vijë nga nuk e pret - jo vetëm nga Bashkimi Sovjetik (nga rusishtfolësit).
Si rrjedhim, universitetet kanë trajnuar specialistë në çdo pjesë të botës. Studimet aziatike dhe afrikane, p.sh. nisën në fillim të vitit 1950, kur këto kontinente ishin ende të latuara nga perandoritë evropiane. Dekreti kombëtar i mbrojtjes dhe edukimit u miratua më 1958 në përgjigje të lëshimit të anijes kozmike Sputnik, mbështeste studimet zonale për kufijtë e Bashkimit Sovjetik, madje edhe më larg se kufijtë.
Vetëm në 5 vjet, bursat federale me mbështetje financiare ndihmuan në regjistrimin e dyfishtë të gjuhëve të huaja. Kjo mbështetje federale siguroi eliminimin periodik të kërcënimeve, duke e lënë nivelin e fondeve për programe të tilla mjaft më të ulët sesa kur u krijuan, para 50 vjetësh.
Kjo sjell një leksion shumë të rëndësishëm për situatën e ditëve tona. Në vend që të hidhemi nga një kërcënim tek tjetri, politikëbërësit e Amerikës duhet të bëjnë një investim serioz për njohjen e mbarë botës. Nuk është vetëm e nevojshme të kuptohen mekanizmat dhe taktikat e terroristëve, por gjithashtu edhe kulturat, fetë dhe sistemet politike të vendit që kërcënohet. Më e rëndësishmja është studimi i botës myslimane, që shtrihet nga Afrika, Azia dhe Lindja e Mesme.
Ironia më e madhe e programeve më të fundit qeveritare është se dy prej avokatëve me post të lartë, Gates dhe ish-Sekretarja amerikane e shtetit, Condoleezza Rice, janë që të dy “produkte” të Sovjetologjisë.
Por ata u trajnuan në vitet 1970, pas shpërbërjes së rrjetit të ushtarakëve, spiunëve dhe studentëve që krijuan këtë fushë. Por atëherë, Komiteti i Lidhjes ishte zhdukur dhe financat federale nuk rridhnin më në interes të programeve studimore zonale. Si Gates, edhe Rice, punuan në fusha të tilla ku u përqendruan në fillim tek politika, duke vlerësuar lidhjen e bursës dhe politikës mbi kulturën.
Në vend të hedhjes nga një kërcënim, tek tjetri, politikëbërësit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës duhej të thelloheshin shumë më tepër në njohjen e mbarë botës. Ata po ashtu shmangën tensionet e krijuara nga mbështetja e qeverisë për studimet zonale. Më 1953, p.sh. Senatori John McClellan kritikoi Pentagonin, duke thënë se ky i fundit nuk mundi ta luftonte komunizmin “pa futur në punë profesorët e kolegjeve” dhe shtoi se “kjo mbrojtje qëndron në një formë të keqe”. Ai përmendi edhe një projekt të Harvardit, që prodhoi asgjë më shumë se “disa teorira profesorësh”. Edhe pse McClellan nuk paraqiti rrymën e përgjithshme politike, ai kapi me kujdes temën e qëndrueshme mbi skepticizmin lidhur me punën akademike të mbështetur nga qeveria. Më së fundmi, kjo tendencë u shfaq në një propozim nga Senatori Tom Coburn (R-Okla) për t’u dhënë fund fondeve federale për shkencat politike.
Përveç qëndrimeve të Coburn - më kritiku i mbështetjes së qeverisë për këto kërkime - kritikat e tjera vijnë nga vetë akademikët – siç është parë në protestat kundër Sistemit Njerëzor Tokësor. Ky qëndrim daton që në vitet 1960, kur shumë profesorë dhe studentë sulmuan policët amerikanë në Vietnam dhe dëshironin të distanconin punën e tyre nga lufta dhe, më gjerë, nga qeveria.
Gates duhet përgëzuar për vlerësimin e tij, se “një grup profesorësh të kolegjit” mund të na ndihmojnë të kuptojmë tërësinë e botës dhe vendin që zë Amerika në të.
Për më tepër, ata prodhuan jo vetëm “ca teorira profesorësh”, por mundën të informonin dhe t’i jepnin formë politikës amerikane.
Duhet të shpresojmë se avitjet e reja do ndjekin leksionet e Sovjetologjisë së hershme. Vetëm atëherë mundet që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të kuptojnë kërcënimet e sotme – dhe të së nesërmes.
Përktheu Rudina Dahri