E Diel, 1 Nëntor 2026

Afganistan, Gates vizitë lamtumire në bazën ushtarake

Sekretari amerikan i mbrojtjes Robert Gates, përfundoi një vizitë lamtumire në postat ushtarake në Afganistan, gjatë ditës së hënë, duke paralajmëruar për një tërheqje të menjëhershme të trupave.

Gates tha se forcat amerikane dhe afgane duhet të mbajne presionin mbi talebanët dhe të ruajnë territoret e fituara gjatë vitit të kaluar.

"Unë mendoj se ne kemi bërë një përparim në objektivat tona kryesore, të cilat janë për shkatërrimin e organizatës islamike të Al-Kaedës. Qartësisht vrasja e Bin Laden ishte një fitore e madhe për shkatërrimin e saj", tha Gates.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›