E Diel, 1 Nëntor 2026

Referendumi ilegal, Mediat në Beograd: Serbët i thanë JO institucioneve të Kosovës

Kosovë- Sipas të dhënave paraprake, të bëra të dituara nga mediat serbe, mësohet se 99.74% e popullsisë serbe që banon të veri të Kosovës ka votuar kundër njohjes së institusioneve kosovare.

Në referendumin e mbajtur me datat 14 dhe 15 shkurt nga të dhënat paraprake mësohet se në Mitrovicë moren pjesë në votime 72.8% e serbëve, në Zubin Potok 76% ndërsa Zveçan pjesëmarrja ishte 63%.

Ndërkaq mësohet se rezultatet zyrtare do të shpallen me 19 shkurt. Ky referendum është cilësuar i jashtligjshëm si nga Prishtina zyrtare, ashtu edhe nga ndërkombëtarët. Të cilë gjatë ditëve të fundit kanë bërë thirrje që të tilla veprime nuk i shërbejnë askujt, për më tepër tensionojnë situatën.

Dje përmes një komunikate për shtyp edhe Tirana zyrtare u shpreh kundër referendumit duke e cilësuar atë të frymëzuar nga serbët. Këto të fundit në deklarata janë shprehur kundër mbajtjes së tij.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Pranimi i institucioneve të Kosovës, serbët e Mitrovicës çelin referendumin Veriu i Kosovës- Ashtu siç kishin paralajmëruar strukturat paralele në...
  2. Njohja e institucionëve të Kosovës- Serbët e veriut, “PO” referendumit Mitrovicë- Qytetarët serbë do të jenë ato që do të...
  3. Njohja e institucioneve të Kosovës, serbët e veriut vijojnë referendumin Kosovë- Serbët e veritu të Kosovës rifilluan sot mbajtjen e...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›