Zonat e bllokuara, PS prezanton planin e veprimit
Tiranë- Partia Socilaiste gjatë mbledhjes së komisionit të emergjencave ka prezantuar planin e saj të masave, në mënyrë që të dilet sa më shpejt nga emergjenca.
Gjatë fjalë së tij kreui i PS- së, Edi Rama është shprehur se gjendja në vend është alarmante, dhe ka kërkuar që të bëhet një organizim sa më i shpejtë.
Duhet një organizim i shpejtë dhe emergjent në kushtet ku strukturat e emergjencës civile në vend kanë degraduar vit pas vitit dhe ku ligji i emergjencave bën të qartë se përgjegjësia në situata të tilla është e qeverisë. Duhet vëmendje edhe për kohën në vijim ndërkohë që pasi Erion Braçe të bëjë paraqItjen e një sërë masash të menjëhershme dhe Arben Malaj do paraqesë masat aftmesme ato duhet të jetësohen që sot,- deklaroi Rama.
Ndërsa deputeti socialist, Erjon Braçe ka prezantuar 4 pikat e planit të masave që propozon Partia Socialiste për tu ardhur në ndihmë zonave të bllokuara.
Plan-veprimi i prezantuar nga PS.
Identifikimi i kostove të emergjencës për mbajtjen hapur të rrugëve që lidhin komunat me njëra-tjetrën, fshatrat me njëri-tjetrin dhe fshatrat me komunat.
Hapjen e rrugëve që lidhin qytetet me komunat dhe fshatrat, hapjen e rrugëve kombëtare.
Kthimin në efiçencë të plotë të ujësjellësve
Furnizim të menjëhershëm me ujë të qyteteve dhe komunave
Furnizim të menjëhershme me barna edhe për 2 muaj, si dhe mbajtjen hapur të të gjitha qendrave shëndetësore
Furnizim me vesh mbathje në fshat e qytet për dy muaj
Furnizim të menjëhershëm me gaz, qymyr dhe dru për 3 muaj
Furnizim me ushqim në sasi të mjaftueshme edhe për 3 muaj
Identifikimin e kostove për dëmet në rrugë rurale dhe kombëtare, në rrugët e brendshme të qyteteve.
Identifikimin e dëmeve të shkaktuara në rrjetin e kanalizimeve, të ujërave të bardha dhe të zeza.
Identifikimin e dëmeve të shkaktuara në shkolla në qytet dhe në fshat
Identifikimin e dëmeve të shkaktuara në banesat e qytetarëve në qytet dhe në fshat
Identifikimin e dëmeve të shkaktuara në bagëti
Identifikimin e dëmeve të shkaktuara në bazën ushqimore të këtyre familjeve.
Duhen alokuar grantet e planifikuara në buxhetin e shtetit për komuna dhe bashkitë në nevojë.
Alokim i fondeve për ndërhyrje të menjëhershme
Alokim i fondeve për ndihmën ekonomike në një masë të plotë 4 mujore.
Alokim i fondeve shtesë për familjet që do bien në varfëri për shkak të dëmeve, në masë të plotë dhe të paktën për 4 muaj´.
Alokim i menjëhershëm i fondit të buxhetit të shtetit për ndërtimin e digave, për ti paraprirë atyre fenomeneve që mund të ndodhin nga shkrirja e menjëhershme e borës.
Alokim i menjëhershëm i fondeve operative për funksionimin e hidrovorëve dhe kanaleve kulluese.
Të ndërhyhet në mënyrë konkrete dhe emergjente në terren
Shkrime të tjera me interes:
- Zonat e bllokuara, Xhaçka: Gjëndja alarmante Tiranë- Deputetja e Parisë Socialiste, Olta Xhaçka, nëpërmjet një deklarate...
- Zonat e bllokuara nga dëbora, CEZ: Po bëjmë të pamundurën që energjia të mos mungojë Tiranë- CEZ ka deklaruar se ka marrë masa për të...
- Përmbytje në Australi, ujërat mbulojnë zonat e banuara Australi- Niveli i ujërave në Australinë Lindore vazhdon që të...