Greqi, Ministri i ri i Financave thirrje për konsensus politik
ATHINË- Ministri i ri grek i Financave Evangelos Venizelos, bëri thirrje sot për një konsensus politik dhe për mobilizim të përgjithshëm që bashkon opozitën dhe shoqërinë, për përballimin e krizës së borxhit që kërcënon Greqinë.
"Kërkojmë një konsensus politik për rindërtimin e konsensusit social, duhet të arrijmë të krijojmë një mobilizim të përgjithshëm",- deklaroi Evangelos Venizelos.
"Jam këtu për shkak të detyrës patriotike për të bërë luftën e vërtetë", theksoi ai.
Kryeministri grek, Jorgo Papandreu nuk ka arritur deri tani të marrë një mbështetje nga opozita pavarësisht presioneve të forta të ushtruara për një marrëveshje kombëtare nga kreditorët e vendit, BE-ja dhe FMN-ja.
Vénizelos theksoi vullnetin e tij për vazhdimin në rrugën e stabilitetit, por me frymë krijuese të politikës shtrënguese ekonomike të ndërmarr nga qeveria socialiste greke.
"Vetëm duke bashkuar popullin, shoqërinë dhe forcat prodhuese Greqia mund ta kapërcejë sfidën historike me të cilën po përballet", shtoi ai.
"Dialogu është i hapur edhe me protestuesit e grumbulluar që prej tri javësh në sheshin qendror të Athinës, Sintagma, përpara parlamentit, sipas modelit të lëvizjes spanjolle 'të indinjuarit'. Por, nuk duhet t'u largohemi objektivave buxhetore, sepse ky është kushti për mbijetesën financiare të vendit",- këmbënguli ish-rivali humbës i Papandreut për kryesinë e partisë socialiste.
(ATA/BalkanWeb)