Shkencëtarët kroatë: Kemi gjetur ilaçin kundër e-colit
SPLIT- Disa shkencëtarë të Fakultetit Matematiko-Natyror të Universitetit të Splitit pretendojnë se kanë zbuluar një antibiotik të ri, që mbyt bakteret me një metodë të ndryshme nga antibiotikët klasikë dhe tregon efikasitet të shkëlqyer kundër e-colit.
''Profesorët Davor Juretiç, Damir Vukçeviç dhe Aleksandar Tosi nga Triestja krijuan
adepantinën, ilaç që ka potencial për shërimin e infeksioneve bakteriale të pashërueshme dhe vdekjeprurëse me toksitet të ulët për qelizat e gjakut të njeriut'', njofton televizioni shtetëror
kroat, HRT.
Juretiç pohon se zbulimi i tyre ka patur jehonë në komunitetin shkencor. Nga bakteri e-coli deri më tani në Evropë kanë humbur jetën 38 persona, nga të cilët 37 në Gjermani.
(m.a/mia/BalkanWeb)