E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot qeveria e re greke do te mesohen emrat e ministrave te ndryshuar

Sot pritet të mësohen emrat e qeverisë së re të propozuar nga kryeministri grek, Jorgo Papandreu.

Sipas mediave greke, përbërja e kabinetit do të bëhet e ditur pas pak orësh, ndërkohë që betimi i ministrave të rinj do të bëhet në orën 13 te mesditës me orën greke.

Sipas të dhënave më të fundit, kabineti i ri do të përbëhet nga një numër më i vogël ministrash, si dhe zv/ministra.

Vëmendje më të madhe ka emri i ministrit që do të mbajë postin e ministrit të Ekonomisë, që sipas zërave mund të jete Luka Papadhimo, pasi mësohet se Papandreu ka kërkuar zëvendësimin e ministrit aktual të Financave, Jorgos Papakonstandinu, i cili cilësohet si arkitekti i shkurtimeve buxhetore, të cilat janë kundërshtuar ashpër nga populli grek.

Ndërkohë në qeveri do mbeten Dhimitris Repas, ministër i Brendshëm, Andreas Loverdhos, ministër i Shëndetësisë, po ashtu dhe Jorgos Papakonstantinu, ministër i Jashtëm etj.

Gjatë mbledhjes se grupit parlamentar të PASOK-ut, që u zhvillua dje, Papandreu u kërkoi deputetëve mbështetjen për vazhdimin e rrugës së nisur, atë të reformave të thella dhe shkurtimeve drastike financiare që po shkaktojnë protesta të dhunshme në vend.

Po dje, dy deputete të PASOK-ut dhanë dorëheqjen, duke krijuar përshtypjes së grupit parlamentar i socialistëve po kalonte një nga krizat më të mëdha të besimit në personin e kryeministrit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›