Greqi betohet qeveria e re

Eshtë betuar qeveria e re greke e përbërë nga tre partitë kryesore, Demokracia e Re, Pasok dhe e Majta Demokratike. Qeveria e re do të ketë 17 ministra dhe 14 zëvendësministra.
Më herët kryeministri grek Antonis Samaras ka zbuluar emrat e kabinetit të tij të ri mes spekulimeve rreth asaj se sa efektive do të jetë qeveria e tij.
Vangjeli Meimaraki është zgjedhur në postin e kreut të parlamentit dhe Vasili Rapano në postin e ministrit të Financave ndërsa kjo ministrI do të ketë edhe 2 zv/ministra Kristos Staikura dhe Jorgos Zania.
Dhimitris Avramopulos është në postin e Ministrisë së Mbrojtjes, ndërsa i Jashtëm Panos Panajotopulos. Ministër i Brendshëm, Euripides Stilianides, ndërsa ministër i Rendit, Nikos Dendias.
Formimi i qeverisë greke është ndjekur me shumë interes në gjithë Evropën ndërsa Kancelarja gjermane Angela Merkel i ka dërguar një letëru urimi kryeministrit të ri grek Antonis Samaras .
"Ju jeni duke marrë përsipër vendin në kohë të vështirë", shkruante merkel sipas mediave greke. "Ne të gjithë kemi shpresat tek qeveria juaj".
Qeveria e re greke do të jetë e vogël me 17 ministra dhe 14 zëvendësministra, në krahasim qeveritë e më parshme.
Megjithatë njerëzit në Athinë thanë se ishin në dyshime nëse qeveria e re mund të përmirësojë situatën.
LISTA E PLOTE E EMRAVE TE QEVERISE SE RE GREKE
Kryeministri Antonis Samaras
Ministria e Financave, Vasilis Rapanos
Ministria e Brendshme, Euripidis Stialinidis
Ministria e Jashtme: Dimitris Avramopulos
Departamenti i reformave administrative, Antonis Manitakis
Ministria e Maqedoni-Thrakës, Theodoros Karaoglou
Minister i Brendshem, Euripidit Stilianidis
Ministria e Mbrojtjes: Panos Panajotopulos
Ministria e Zhvillimit dhe Infrastrukturës: Kostis Haxhidakis
Departamenti Detar dhe Ishujve, Kostis Mousouroulis
Ministria e Energjisë Mjedisit, Evangelos Livieriatos
Ministria e Arsimit dhe Kulturës, Konstantinos Arvanitopoulos
Ministria e Punës, John Vroutsis
Ministria e Mbrojtjes së Qytetarëve, Nikos Dendias
Ministria e Shëndetësisë dhe Solidaritetit Social, Andreas Lykourentzos
Ministria e Zhvillimit Rural dhe Ushqimit, Athanasios Tsaftaris
Ministria e Drejtësisë, Antonis Roupakiotis
Ministria e Turizmit, Olga Kefalogiani
Ministri i Shtetit, Dimitris Stamatis
Zëdhënësi, Simos Kedikoglou
Kryetari i Parlamentit, Evangelos Meimarakis