Greqi, 12 raste te reja me grip derrash

Instituti Paster ka nxjerre rezultatet pozitive te analizave te kater personave te cilet jane nje vazje 13 vjece qe ka mberritur nga Australia, nje 37-vjecar qe ka ardhur nga Kanadaja si dhe dy femije te se njejtes moshe, tre vjec e gjysme, te cilet edhe ata kane ardhur ne Greqi nga SHBA.
Dje eshte konfirmuar edhe rasti i pare ne zonen e detit Jon,ne ishullin e Zakinthos ,qe eshte nje 38-vjecar i kthyer para disa ditesh nga SHBA.
Kurse diten e merkure organet greke te Shendetsise njofuan per shtate raste me virusin e gripit H1N1, dy prej te cilave u shfaqen ne qytetin e Larises. Te gjithe jane shtetas greke ose te huaj qe jane kthyer nga Argjentina, Kanadaja, SHBA apo Australia.
Keshtu numri i te semureve me virusin e gripit A ka shkuar ne 35 prej te cileve 16 jane sheruar krejtesisht.
Ministria greke e Shendetsise ka theksuar akoma edhe njehere se nuk ka asnje arsye per alarm dhe se pjesa derrmuese e pacienteve kurohen ne shtepi per arsye se simptomat e gripit jane shfaqur te lehta ne shumicen e rasteve.