Spanjë, Zapatero dënon atentatin e ETA-s
Kryeministri spanjoll Zapatero ka dënuar atentatin e sotëm të ETA-s dhe ka premtuar një ndëshkim të ashpër për përgjegjësit. "Autorët e këtij akti do të ndëshkohen me gjithë ashpërsinë e parashikuar nga ligji, duke marrë dënimin më të gjatë dhe më të egër të mundshëm", ka deklaruar Zapatero. Kryeministri ka rikonfirmuar vendosmërinë e tij për t'i dhënë fund ETA-s dhe u ka bërë apel të gjitha forcave politike që t'i japin prioritet këtij objektivi. Atentati i organizatës separatiste baske u krye mëngjesin e sotëm ne Bilbao, ku nga shpërthimi i një autobombe mbeti i vrarë një agjent policie.