Greqi, 18 emigrantë solidarizohen me PS, hyjnë në grevë urie
ATHINë- Grevës së urisë së deputetëve të PS-së dhe mbështetësve të tyre në Tiranë i janë solidarizuar 18 emigrantë shqiptarë në Athinë.
Në një apartament të Athinës, 18 shqiptarë janë ngujuar në solidaritet të grevës së PS-së për transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit.
Në një komunikim në News24, emigranti Skënder Hysa, që jeton prej 21 vitesh në Greqi deklaroi se greva e urisë do të vazhdojë deri sa të zbardhet e vërteta e zgjedhjeve. “Dua të di kush ka votuar në emrin tim” shprehet Hysa.
"Kemi dy kërkesa kryesore, të hapen kutitë brenda datës 10 dhe të largohet Sali Berisha nga drejtimi i qeverisë"- theksoi ai.
(e.n/BalkanWeb)