Hapen thesaret mesjetare të Arkivit të Shtetit
Nga fleta në fletë, historia preket. Shekujt parakalojnë nga njëra stendë në tjetrën, përmes dokumenteve. Ato nuk mbartin vetëm mesazhe fetare, por janë një realitet që na përçohet përmes 45 kodikëve në pergamenë dhe letër. 13 shekuj me radhë sjellin dëshmi për lulëzimin e qyteteve si Berati, Durrësi, Vlora, Korça e Gjirokastra. Arkivi i Shtetit, kjo kasafortë e historisë dhe vendruajtje e thesareve të paçmueshme të qytetërimit, për t’i bërë të njohur këto për publikun, hap ekspozitën e dorëshkrimeve bizantine dhe post-bizantine. ç’vlera do të kishin thesaret nëse do të mbaheshin të kyçur? Kjo qe pyetja e shtruar nga Nevila Nika, drejtore e përgjithshme e Arkivave në konferencën për shtyp mbajtur dje paradite, mbi hapjen e ekspozitës “Dorëshkrime bizantine dhe pasbizantine në Shqipëri”. Duke i quajtur dokumentet e kësaj kohe, thesare që i kapërcejnë kufijtë, pjesëmarrësit në konferencë theksuan rëndësinë dhe vlerat që kanë kodikët, pjesë e ekspozitës. Në fjalën e mbajtur në këtë takim me median, Nika u shpreh se në materialet e ekspozuara, një pjesë e mirë e tyre do të jenë origjinalë. Ekspozita që organizohet nga Arkivi Qendror i Shtetit shqiptar, Vatra e Tiranës së Fondacionit Grek të Kulturës, Fondacioni Kulturor i Bankës Kombëtare të Greqisë dhe Kisha Ortodokse Autoqefale, u përshëndet nga të gjithë organizatorët. Agamemnon Celikas, përgjegjës i Arkivit Historik dhe Paleografik të Fondacionit Kulturor të Bankës Kombëtare të Greqisë, në fjalën e tij tha se, përmes këtyre kodikëve ne mund të kemi një pamje të jetës në zonën ku janë shkruar. “Në atë kohë greqishtja qe një gjuhë e njohur, por dokumentet na tregojnë se Shqipëria qe pjesë e rëndësishme e kulturës bizantine”. Pasi foli për tri kriteret mbi të cilat është ndërtuar ekspozita, që janë ai kronologjik, ai estetik dhe filologjiku, Celikas theksoi se disa prej kodikëve janë unikë në botë. Më tej e morën fjalën organizatorët e tjerë, e secili prej tyre jo vetëm vlerësoi Arkivin Shqiptar dhe iniciativën për t’i hapur thesaret para publikut, por nxorën në pah vlerat e padiskutueshme. Nevila Nika shtoi se, arkivi ka nevoja të mëdha për specialistë paleografë për gjuhët e vjetra, të tillë si Andi Rembeci e Sokol çunga.
Kodikët
Në këtë ekspozitë paraqiten 23 dorëshkrime origjinale të ekspozuar në vitrina. Janë kodikë të shekujve të ndryshëm, nga shekulli VI dhe më i riu në shekullin XIX. Të gjithë kodikët janë shkruar me dorë, e kësisoj vlerat janë të paçmueshme. Shumë prej tyre janë shkruar në letër, veçanërisht ato dorëshkrime që datojnë pas shekullit XVI, ndërsa pjesa tjetër, në pergamenë. Kodikët që gjenden në AQSh kanë vlerë të shumëfishtë për kulturën tonë. Ata përmbajnë informacione historik për vendin, përmbajnë krijimtari pamore me estetikë të lartë dhe vlera artistike (miniatura, programe dekorimi në ar, kapakë të argjendtë, etj). Kodikët përmbajnë tekste shkencore dhe pjesë të kulturës, që shërbejnë si gjurmë të lëna nga intelektualët e kohës që kanë jetuat dhe punuar në Shqipëri. Ata bartin informacion të pasur, që tregon rëndësinë e qyteteve Mesjetare të Shqipërisë si Korça, Berati, Durrësi, Gjirokastra, Vlora, etj. Këto dokumente vërtetojnë edhe më fort veçanësinë e vendit tonë ndër shekuj si vend aktiv në historinë e rajonit, jo vetëm për popullsinë shqiptare, por edhe për popullsitë e tjera ballkanike. Në katalogun që shoqëron ekspozitën, ndër të tjera me të drejtë shkruhet se, Arkivi nuk është një magazinë librash të mykur, as një bodrum mbushur me libra të ngrënë nga mola. Përkundrazi, ai është një kasafortë e historisë dhe vendruajtje e thesareve të paçmueshme të qytetërimit.
Ekspozita
Koleksioni i kodikëve ekspozohet në Arkivin e Shtetit e ndryshe nga gjer më tash, që ishin luks i specialistëve, ato do të mund të vizitohen nga të gjithë. Dorëshkrimet bizantine dhe pasbizantine do të bëhen të prekshme. është e para herë që në hapësirën shqiptare organizohet një ekspozitë e kësaj natyre dhe e përmasave të tilla, me qëllim afrimin e publikut të gjerë tek thesaret e kulturës dhe historisë së vendit. Për të dhënë një pamje më të plotë të këtyre dorëshkrimeve, së bashku me materialet origjinale do të paraqiten edhe 28 panele fotografike, qëllimi i të cilëve është të japin një informacion më të zgjeruar të brendisë së kodikëve. Në këto panele do të jenë paraqitur 54 kodikë, ku përfshihen edhe ata të ekspozuar në origjinal. Ekspozita do të shoqërohet me një katalog të eksponateve, me një udhëzues të ekspozitës dhe broshura informative. Për herë të parë vizitorit kanë mundësinë të adhurojnë dorëshkrime dhe kodikë nga shek. VI deri në shek. XVIII pas Krishtit, që ruhen nga Arkivi Qendror i Shtetit. Ajo do të jetë e hapur nga 4 maji deri më 4 qershor 2010, e në kuadrin e saj do të organizohen edhe një konferencë shkencore, mbrëmje të muzikës bizantine si edhe shoqërim i grupeve të nxënësve, studentëve dhe vizitorëve nëpër ekspozitë.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)