E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, 2 aksidente në një orë, plagoset shqiptarja

ATHINË- Ngjarje jo e zakontë ndodhi me një 35 vjecare shqiptare me banim në Athinë. Ndërsa ishte duke ecur në rrugë, gruan e goditi një makinë dhe e përplasi përtokë duke i shkaktuar lëndime të shumta.

Kalimtarët që panë ngjarjen njoftuan shpejt një ambulancë, e cila erdhi për ta transferuar atë në spitalin e Pireut.

Por për fatin e keq të gruas, gjatë rrugës për në spital, ambulanca u përplas me një taksi, në rrugën Thivas.

Si pasojë e përplasjes gruaja u lëndua edhe më shumë, u plagos mjeku që e shoqëronte dhe dy shoferët, ai i ambulancës dhe i taksisë.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›