E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papandreu kërkon mbështetjen e Gjermanisë

BERLIN- Kryeministri grek Jorgos Papandreu iu ka bërë një kërkesë të hapur biznesmenëve gjermanë për të ndihmuar vendin e tij, të dalë nga kriza aktuale e borxhit.

Kryeministri grek siguroi biznesmenët se fondet gjermane nuk do të jenë një investim në dështimet e kaluara, por për sukseset e ardhshme. Ai gjithashtu foli për përpjekjet "mbinjerëzore" Greqisë me qëllim uljen e nivelit të saj të borxhit.

Papandreu tha se kriza aktuale e borxhit i dha Greqisë një "mundësi unike për të nisur reforma të rëndësishme se vendi Ii tij ka shumë nevojë të bëhet konkurrues përsëri".

Duke bërë një paralele me ribashkimin e Gjermanisë, Papandreu foli për "rilindjen e një kombi". "Kontributi juaj mund të jetë vendimtar," iu drejtua ai biznesmenëve gjermanë.

Kryeministri është në Gjermani për bisedime me kancelaren gjermane Angela Merkel për të diskutuar përparimin e vendit të tij në uljen e deficitit buxhetor.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›