Vrasja e Arjan Selimit, policia: Po hetojmë për zbardhjen

Policia shtetit po vijon hetimet për zbardhjen e vrasjes së Arjan Selimit mbrëmjen e djeshme në kryeqytet. Burime nga policia bëjnë me dije se po punohet intesivisht në drejtim të zbardhjes së motiveve të kësaj ngjarje si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën "Stavri Themeli", ku 37-vjeçari Arjan Selimi u vra nga një atentar me armë. Sipas policisë si pasojë e atentati u plagos edhe 20-vjeçari Klevis Kola i cili ishte kalimtar në vendngjarje.
Policia thekson se 20-vjeçari Klevis Kola, aktualisht ndodhen nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Ushtarak Tiranë jashtë rrezikut për jetën.
Gjithashtu policia thekson se në cilësinë e provës materiale në vendngjarje janë sekuestruar edhe 20 copë gëzhoja mod.56, kal.7.62 mm.