E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, 3 të vdekur nga moti i keq

ATHINË- Të paktën tre persona humbën jetën në pjesën qendrore të Greqisë për shkak të shirave të rrëmbyeshëm që shkaktuan përmbytje, theksoi sot media greke.

Një person 70 vjeçar u mbyt pasi u përfshi nga një stuhi pranë qytetit Volos.

Vëllai i tij, i cili tentoi ta shpëtonte u gjet i vdekur sot dhe gjithashtu edhe një person tjetër në rajonin fqinj.

Dje katër shqiptarë të bllokuar nga stuhitë e borë në prefekturën e Follorinës, u shpëtuan me anë të një operacioni të ndërmarrë nga ekipet e emergjencës.

Moti i keq dhe shirat e rrëmbyeshëm kanë përfshirë pjesën qendroe të vendit. Ndërsa stuhia në qytetin Volos ka shkaktuar përmbytje.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›