Aksidentet, Basha: S`ka sinjalistikë rrugore, vendorët të bashkëpunojnë
TIRANE- Gjatë këtij viti mbi 300 persona kanë humbur jetën për shkak të aksidenteve rrugore. Trajnimi i policisë rrugore dhe puna për ndërgjegjësimin e drejtuesve të mjeteve duhet të jenë prioritete me qëllim uljen e numrit të aksidenteve. Kështu është deklaruar shefi i delegacionit të KE në Tiranë Helmut Lohan gjatë një inspektimi të përbashkët me Ministrin e Brendshëm Lulëzim Basha të efektivave të policisë rrugore pas përfundimit të trajnimit të tyre nga misioni PAMECA.
“Besoj se këte vit numri i personave që kanë humbur jetën për shkak të aksidenteve rrugore është mbi 300. Në Shqipëri numri i aksidenteve në lidhje me numrin e makinave krahasuar me Austrinë është tetë herë më i lartë. Prandaj duhet që të gjithë faktorët të bashkërëndojnë punën me qëllim uljen e numrit të viktimave nga aksidentet rrugore. Drejtuesit e mjeteve këtu e ulin shpejtësinë kur janë afër policit ndërsa pasi e kalojnë atë e vendosin këmbën mbi gaz dhe ikin më shumë shpejtësi. Një gjë e tillë nuk është fare kënaqësi” theksoi Lohan.
Ndërsa Ministri i Brendshëm Lulëzim Basha vuri theksin tek mungesa e sinjalistikës rrugore. Basha tha se në qytetet kryesore të vendit kryesisht në Tiranë sinjalistika rrugore lë për të dëshiruar ndërsa i bëri thirrje pushtetit vendor të bashkëpunojë më ngushtësisht me qëllim riparimin e sinjalistikës.
“Në qendrat e mëdha urbane, vecanërisht në Tiranë, sinjalistika lë për të dëshiruar. Kemi ratse të përditshme të mosfunksionimit të semaforëve, kemi raste të mospajisjes me sinjalistikën e duhur në investime apo në riparime të investimeve përkatëse. Kjo natyrisht e vështirëson punën e policisë prandaj bashkëpunimi me me pushtetin vendor është jashtëzakonisht i rëndësishëm pasi dhe sfida është e përbashkët” theksoi Basha.
Sot përfunduan trajnimin 150 efektiva të policisë rrugore. Këta efektiva u trajnuan nga policia austriake e qarkullimit duke dhënë eksperiencën e saj në drejtimin e trafikut, disiplinimin e tij, me qëllim përmirësimin e qarkullimit dhe uljen e aksidenteve rrugore.
(e.n/News24/BalkanWeb)