Bashkia e Tiranës kallëzime penale për drejtuesit e qeverisë
TIRANE- Bashkia e Tiranës dorëzon në prokurorinë e kryeqytetit kallëzime penale për disa nga drejtuesit e qeverisë, përfshi këtu kryeministrin Berisha. Objekti i kallëzimeve është prishja e imazhit të Bashkisë nga sulmet e vazhdueshme të ekzekutivit dhe strukturave në varësi të tij.
“Në lidhje me baltën publike që politika qeveritare po hedh mbi Bashkinë e Tiranës në krahas shpjegimeve publike kemi zgjedhur dhe rrugën ligjore për dënimin penal të personave përgjegjës si dhe për dëmshpërblimin e Bashkisë së Tiranës për imazhin e cenuar. Dëmshpërblimi do të shkojë ëpr shtimin e shërbimeve ndaj komunitetit. Sot po dorëzojmë 4 kallëzime për fillimin e cështjeve penale ndaj kryeministrit të Republikës së Shqipërisë zotit Sali Berisha, ndaj funksionarit të PD-së zotit Aldo Bumci, ndaj drejtorit të policisë së qarkut zotit Tonin Vocaj si dhe ndaj zv.drejtorit të policisë së qarkut për sigurinë publike zotit Gjergji Jorgo. Gjithashtu kallëzimi tjetër është ndaj kryeinspektorit të inspektoratit ndërtimor urbanistik kombëtar Hekuran Hoxhalli.” shpjegon juristja e Bashkisë së Tiranës Migena Vishko.
Krahas kallëzimeve penale, Bashkia e Tiranës ka dorëzuar edhe dy padi civile për kryeministrin Berisha dhe Partinë Demokratike si subjekt politik. Dëmshpërblimi që kërkohet për këto padi është mbjellja e 1250 pemëve.
(e.n/News24/BalkanWeb)