Greqi, 34 të infektuar bga Virusi i Nilit Perëndimor
Virusi i Nilit vazhdon që të jetë një nga shqetësim i mëdha për qytetarët grek.
Në Greqinë Veriore numri i të infektuarve me Virusin e Nilit Perëndimor ka rritur në 34, 11 prej të cilëve janë konfirmuar vetëm në 24 orët e fundit.
Shqetësim të veçantë ka ngritur fakti se në mesin e të sëmurëve ndodhet për herë të parë edhe një 12-vjeçare. Vajza është prekur nga meningjiti dhe po shërohet në repartin e sëmundjeve infektive në Selanik, ndonëse jeta e saj nuk është në rrezik.
Ministria greke e Shëndetësisë ka njoftuar se po ndërmerr masa shtesë, përfshirë ndalesën për dhurimin e gjakut për të paktën një muaj, në zonat ku ka raste të encefalitit dhe meningjitit, si pasojë e pickimit të mushkonjave që bartin virusin. Organet e shëndetësisë, pasi nga qeveria kanë marrë një ndihmë prej 40,000 eurosh, kanë dyfishuar spërkatjen me pesticide të zonave përreth Selanikut, gjegjësisht në Veria, Kozani, Kilkizi, Gianitsa dhe Halkidiki.