E Diel, 1 Nëntor 2026

Rritja ekonomike, Kina tejkalon Japoninë

Kina kalon Janponine ne tremujorin e dyte te 2010 dhe afirmohet si ekonomia e dyte boterore, pas Shteteve te Bashkuara. Pekini eshte drejte rruges per t’u afirmuar e dyta ne bote edhe ne baza vjetore ne 2010. Lajmin e kane bere te ditur te perditshmet amerikane nder te cilat “Wall Street Journal”, nenvizon se ky kalim vjetor I ekonomise kineze ndaj asaj japoneze eshte nje hap historik per nje ekonomi emergjente, per sa kohe qe askush nuk kishte arritur ne kete nivel.

Nderkohe qe qeveria japoneze nga ana e saj deklaron te jete ende ekonomia e dyte boterore. Sipas te dhenave te mbledhura nga Tokio, rritja e ekonomise vendase ka pesuar nje ngadalesim te forte, duke regjistruar nje + 0,1% ne tre mujorin midis muajit prill dhe qershor, nje rezultat ky shume me i ulet nga sa pritej.

Fakti qe kalimi i Pekinit mbi Tokion ndodhi ne tremujorin e dyte, tregon per analistet qe ka shume mundesi te mira per Kinen per ta kaluar Japonine edhe ne baza vjetore.10 vjet me pare Kina ishte ekonomia e shtate ne bote. Me pas kaloi Gjermanine dhe ne vititn 2007, Pekini arriti vendin e trete ne bote. Mirepo qe te arrije ekonomine me te madhe boterore, ate te Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Kines do t’i duhen edhe dhjet vjet te tjera ose me shume.

Per 2010 , Gjermania renditet ne vendin e katert te ekonomise ne bote, ne te pestin Franca e shoqeruar nga Italia e cila qendron ne vendin e gjashte dhe Brazili ne vendin e shtate te ekonomive boterore.

Adela Zeza

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›