E Shtunë, 31 Tetor 2026

Forcohet dollari, euro pëson rënie

Dollari amerikan forcohet me rreth 3 pikë kundrejt monedhës tonë vendase lekut. Në kursin e këmbimit valutor një dollar u shkëmbye me 106 lekë nga 103 lekë që është shkëbyer javën e kaluar. Ndërkohë që e kundërta ka ndodhur me monedhën europiane e cila ka humbur një pikë kundrejt lekut shqiptar. Një euro është shkëmbyer me rreth135. Sipas specialistëve ky zhvlerësim i euros ka ardhur për shkak të prurjes së emigrantëve të cilët punojnë dhe jetojnë në vendet perëndimore dhe janë kthyer në Shqipëri për pushime. Gjatë muajve të fundit euro ka humbur pikë kundrejt lekut duke kapur edhe kuotën më të ulët ditët e fundit. Vlerësimi i lekut kundrejt euros pritet që të vazhdojë edhe për disa javë ku pritet që edhe të ardhurat nga emigrantët të vijnë në Shqipëri. Edhe pse prej specialistëve nuk pritej që euro të kishte një zhvlerësim të tillë duke përmendur këtu faktin e krizës ekonomike botërore. Kriza pritej që të ndikonte në uljen e reminitancave në një masë të madhe, por gjithsesi ajo ka dhënë efektet e para në uljen e euros në tregun e brendshëm valutor. Euro ka zbritur kështu në kuotën më të ulët kundrejt lekut që prej dhjetorit të vitit të kaluar .Të gjitha këto luhatje shpjegohen sipas specialistëve me krizën ekonomike që ka përfshirë vendin tonë fqinj Greqinë.Kriza ekonomike që ka përfshirë një sërë vendesh të eurozonës ka ndikuar në uljen e vlerës së euros në eurozonë dhe gjithashtu në vendin tonë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›