Planin urbanistik, hidhen projektimet e para
26/10/2011 Diskutimet e ekspertëve, projektet zhvilluese do të përfshijnë edhe komunat
Specifikimet për zgjerimin e bulevardit, sheshit, Unazës, Tramvajit e Lumit të Tiranës
Pranvera Kola
Hidhen idetë dhe projektimet e para nga grupet e ekspertëve për ndryshimet që do të pësojë plani i ri urbanistik i Tiranës. Në mbledhjen e ditës së djeshme, që u zhvillua ndërmjet ekspertëve të grupit strategjik, ku bëjnë pjesë përfaqësues të botës akademike, personalitete publike, shoqata të ndryshme, si ajo e ndërtuesve, shoqata “Tirana”, ajo e Trashëgimisë Kulturore e ato mjedisore është rënë në një mendje për hartimin e projekteve zhvilluese, që përfshijnë edhe komunat. Në këto kushte, synohet krijimi i një plani urbanistik gjithëpërfshirës e zhvillues në tërësi për kryeqytetin. Ndër idetë e para të hedhura janë ato për zgjerimin e bulevardit kryesor, rishikimin për rehabilitimin e sheshit “Skënderbej”, e veçanërisht disiplinimin e trafikut, ndërtimin e tramit për transportin publik, zhvillimin dhe rehabilitimin e lumit Tirana, unaza e madhe si dhe projektime të shumta për zhvillimet e tjera të infrastrukturës në brendësi të lagjeve. Specifikimet e para teknike së shpejti do të kalojnë në formë më të konkretizuar me planet përkatëse për aprovimin në këshillin bashkiak të kryeqytetit. Sa i takon zgjerimit të bulevardit, është menduar shtrirja e tij të arrijë deri te stacioni i Treni dhe përgjatë lumit të Tiranës, në një gjatësi prej 1.8 kilometra. Kështu, zgjerimi do të shkojë drejt lumit të Tiranës në hapësirën mes urës së Brarit dhe urës së Kamzës dhe më tej zgjatimi nga lumi i Tiranës deri në rezervuarin e Paskuqanit, ku gjithçka do të zhvillohet në bashkëpunim me komunën përkatëse. Sa i takon trafikut dhe transportit publik, është parashikuar që të rikonceptohet stacioni i ri i Trenit, i linjave të autobusëve urbanë dhe interurbanë, me pikëtakimin në bulevardin e ri, ngritja e këtyre linjave do të nisë nga bulevardi i ri deri në sheshin "Nënë Tereza", por mund të zgjerohet edhe më tej, si pasojë e diskutimeve që do të zhvillohen nga inxhinierët. Një tjetër linjë do të jetë ajo Kinostudio-Kombinat dhe përveç kësaj do të sistemohet edhe linja e tramvajit rreth e qark unazës ekzistuese. “Më tej në bashkëpunim me sektorin privat synohet realizimi i terminalit, ku do të zhvendoset stacioni aktual i trenit, i cli do të jetë terminal i shërbimit me tram, terminali i ardhjes së autobusëve interurbanë dhe terminali i ri i autobusëve urbanë te parkimet e nëndheshme, të mbidheshme apo në nivelin 0, te shfrytëzimi i hapësirave publike të pashfrytëzuara” - që të gjitha këto do të konceptohen në mënyrë të detajuar në planin e ri urbanistik. Të gjithë ekspertët kanë rënë dakord që zhvillimet në kryeqytet të mos bëhen në mënyrë të diferencuar, por të përfshijnë edhe komunat që deri më sot janë zhvilluar veçmas. Në këtë takim u prezantua dhe u miratua materiali në formën e detyrës së projektimit që do t’i kalohet për miratim këshillit bashkiak. Pas miratimit të këtij materiali dhe me nisjen e artikulimit të ideve të para se si do të projektohet zhvillimi i Tiranës do të nisë edhe procesi i konsultimeve me qytetarët. Konsultimet e gjëra që do të bëhen për planin urbanistik do të jenë në terma konkretë, në mënyrë që zëri i qytetarëve të reflektohet në planin e ri rregullues të Tiranës.
Plani i ri urbanistik synon:
- Zgjerimin e bulevardit kryeqytetas deri te stacioni i trenit dhe përgjatë lumit të Tiranës.
- Rehabilitimin e sheshit “Skënderbej”, krijimin e parkimeve dhe akseve të nëndheshme të qarkullimit.
- Sistemimin e linjave urbane dhe interurbane së bashku me ndërtimin e tramvajit për transportin publik.
- Realizimin afatgjatë të projekteve për trafikun, siç është ndërtimi i unazës së madhe.
- Krijimin e hapësirave të gjelbra dhe rehabilitimin e lumit të Tiranës.
- Sistemimin dhe zhvillimin e infrastrukturës së brendshme të lagjeve të kryeqytetit.