Greqi, 48 orë grevë e doganierëve, nuk kalojnë mjete në kufi
ATHINE- Doganat greke nuk do të punojnë të hënën dhe të martën. Emigrantët apo gjithë shtetasit që kërkojnë të kalojnë kufirin shqiptaro-grek, do të kenë problem, pasi nuk mund të kalojnë mjetet e tyre në doganë.
Kjo sepse, nga ora 07.00 e ditës së sotme, 12.9.2011 deri në orën 07.00 të ditës së mërkurë, 14.9.2011 për shkak të një greve të punonjësve të Doganës Greke, në pikat e kalimit kufitar me shtetin grek nuk do të lejohet kalimi i mjeteve, por vetëm i udhëtarëve.
Gjatë 48 orëve të grevës në të gjitha pikat e kalimit me shtetin grek do të bëhet vetëm përpunimi i personave.
(a.j/BalkanWeb)