Greqi, kapen dy shqiptarë, rrahën rëndë dy grekë
ATHINE- Dy shtetas shqiptarë, 21 dhe 27 vjeç u arrestuan nga policia e ishullit të Zakinthos, “për shkaktim të dëmtimeve të rrezikshme trupore dhe armë mbajtje pa leje”.
21 vjeçari shqiptar për motive të dobëta u përlesh me dy banorë grekë të ishullit përkatëshisht 21 dhe 49 vjeç, në sheshin qëndror të qytetit, duke shkaktuar dëmtime trupore me një dorezë hekuri.
Shqiptarët u larguan nga vendngjarja, por pas hetimeve policia i arrestoi të dy dhe iu gjeti dorezën e hekurit, me të cilën iu shkaktuan dëmtime të rënda dy shtetasve grekë si dhe një pistolete me tetë fishekë me diametër 4 mm. Një person tjetër i përfshirë në ngjarje mundi të largohet duke hedhur një pistoletë me tetë fishekë 9 mm.
(s.g/BalkanWeb)