E Shtunë, 31 Tetor 2026

Francë, shpërthen centrali bërthamor, vdes 1, plagosen 3 persona

MARCOULE- Një shpërthim në një central bërthamor në jug të Francës ka ndodhur pak minuta më parë, bëjnë të ditur mediat në Paris.

Shpërthimi ka ndodhur në centralin Marcoule. Një person ka mbetur i vdekur, ndërsa tre të tjerë janë plagosur nga shpërthimi, ndërsa ekziston rreziku i helmimit radioaktiv.

Shpërthimi ndodhi pas një zjarri që ra në një pjesë ku ricikloheshin mbetjet, bën të ditur gazeta "Le Figaro".

Centrali ndodhet në rajonin Gard. Në këtë central riciklohet plutonium nga armët bërthamore, por zona nuk përshin reaktorët.

Autoritetet thonë se nuk ka pasur rrjedhje, megjithatë masat e sigurisë janë rritur ndjeshëm.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›