E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, 5 kg drogë në linjën Sarandë-Athinë

5.1 kilogramë drogë janë sekuestruar mëngjesin e sotëm nga policia greke në autobusin e linjës Sarandë-Athinë.

Lënda narkotike është sekuestruar në kilometrin e pestë të rrugës Kakavijë-Janinë, ndërsa në pranga kanë përfunduar shoferi i autobusit dhe një pasagjer.

Kontrolli i policisë greke është kryer pas sinjalizimit se autobusi me targa shqiptare kishte drogë.

Lënda ishte gjetur e fshehur në depozitën e ajrit të një kondicioneri, ndërsa dyshohet se kishte si destinacion Athinën.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›