E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bumçi akuza bashkisë

Tiranë-Partia Demokratike ka akuzuar sërish sot Bashkinë e Tiranës, që sipas saj nuk ka realizuar investimet në disa zëra të qeverisjes lokale. Në një deklarim për shtyp të martën, nga zëdhënësi i grupit parlamentar të PD-së, Aldo Bumçi thuhet se gjatë vitit 2008 Bashkia e Tiranës nga rreth 3 miliard lekë të reja të parashikuara për investime, ka arritur të investojë vetëm 1.7 miliard lekë ose 57.24%.

Duke u ndalur në investimet në sektorë të veçantë, zëdhënësi Bumçi tha se në infrastrukturë, ato janë realizuar në masën 59.5 %, në sistemin shëndetësor në masën 38 %, në shërbimet sociale, 46.1% etj. Ndërsa përsa i takon investimeve në strehim, asnjë fond i parashikuar nga ky zë nuk është realizuar, tha zëdhënësi i grupit parlamentar të PD-së

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›