E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS tryezë për kulturën, Rama: Qeveria e ka kthyer në aheng

Kultura është ajo që ka vuajtur më shumë dhe vazhdon të vuajë pasojat e keqeverisjes, që kur i intereson e sheh si aheng apo kur ndjen mëshirë ndaj saj i fal një lëmoshë vjetore. Kështu është shprehur kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama në tryezën e Grupit të Punës për kulturën, në vazhdim të tryezave për Programin e Ri të PS-së “Për një Rilindje Shqiptare”. Sipas Ramës kjo politikë e ka ndrydhur kornizën dhe hapësirat e kulturës, duke e kthyer në një kulturë terësisht komerciale.

“Kultura ka përmasa të mëdha, shkon përtej parashikimeve, shkon përtej kornizës si kjo që kemi sot në këndvështrimin ndaj kulturës. Grupi i punës dhe politikat kulturore duhet të ndërtojnë një plan me sa më shumë pjesmarrje si dhe duke u bazuar nga ekseriencat e deritanishme. Është shumë i rëndësishëm ky proces, deri sot ka qenë tejet i kufizuar, një kulturë tëresisht komerciale, nga ana tjetër për të dhënë vit pas viti një lëmoshë në pasurinë e fondit që ofron kultura jonë. Duhet të vendosemi në politikat kulturore edhe në kontekstin europian. Shqipëria nuk mund të jetë një vend ku qeveria e shikon kulturën një aheng, duhet një vend ku qeveria e shikon kulturën si shprehjen më kuptimplotë dhe një mision që në rast që shkon përpara me një vetëdije europiane mund të kthehet në një instrument shumë të fuqishëm shpirtëror, kulturor”-tha ai.

Duke e parë kulturën në kontekstin e integrimit europian kryesocialisti Rama u shpreh se një qasje e kulturës drejt standarteve dhe konteksteve europiane ka peshën e saj në integrimin e vendit. Ndaj ai theksoi gjithashtu se për ta bërë këtë duhen politika të reja, që vetëm PS mund ti ofrojë.

“Politikat tona kulturore janë shumë të izoluara brenda këtij fshati kulturor. Besoj që ndërtimi i një politike të re kulturore që është pjesë e bashkësisë europiane ku jetojmë janë një domosdoshmëri për të bërë një hop në drejtimin e integrimit të vendit. Puna e grupit ka një kompleksitet të atillë. Pengesa kryesore është vizioni i ngushtë dhe horizonti i mbyllur nga politikat e derisotme, duhet ta ndryshojmë këtë fakt. Nuk na mungojnë burimet njerëzore, eksperiencat. Aspekti i kulturës është aspekti që ka vuajtur dhe vazhdon të vuajë më shumë. Ndaj duhet filluar nga Trashëgimia Kulturore si një pasuri, administrimi kulturor si një domosdoshmëri për të transformuar si dhe me artin dhe kulturën si një krijimtari e mirëfilltë”përfundoi Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›