E Shtunë, 31 Tetor 2026

Totozani takohet me ambasadorin Van Del Dool

Henk Van Del Dool - Igli Totozani

Avokati i Popullit, Igli Totozani ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Hollandës në Tiranë, Henk Van Del Dool. Ambasadori duke vlerësuar procesin e përzgjedhjes së Avokatit të Popullit është interesuar në këtë takim me Totozanin për vizionin e tij në drejtimin e këtij institucioni.

Totozani ka garantuar se do të jetë një institucion i paanshëm, nuk do të përfshihet në lojrat politike dhe do të jetë gjithnjë në mbrojtje të të drejtave të njeriut.

Van Del Dool kërkoi që pikat më të rëndësishme të Raportit Vjetor që i është dërguar Parlamentit, të përmblidhen në një material të përkthyer në gjuhë të huaj dhe tu dërgohet ndërkombëtarëve dhe në emër të shtetit që ai përfaqëson premtoi asistencë teknike për AP-në.

Një tjetër fokus i bisedës së Van Del Dool dhe Totozanit ishin dhe problemet e minorancave seksuale (LGBT) dhe të barazisë gjinore.

Në fund të takimit ambasadori i Hollandës shprehu dëshirën e Avokatit të Popullit të Hollandës, për të vizituar Institucionin e Avokatit të Popullit, vizitë që do të realizohet në një të ardhme të afërt.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›