Greqi, 9 viktimanga virusi i Nilit
ATHINë- Arriti në nëntë persona bilanci i viktimave në Greqi për shkak të virusit të Nilit, që transmetohet nga mushkonjat, sipas informacioneve të publikuara sot nga Qendra për sëmundjet infektive (Keelpno). Sipas qendrës deri tani janë regjistruar 106 raste të infektuar nga ky virus në Greqinë qendrore dhe veriore.
Burime të "Keelpno" thanë se ndër personat e prekur nga virusi nuk ka qytetarë të huaj dhe deri tani asnjë rast nuk është sinjalizuar në Athinë. Nga 106 të prekurit 60 janë larguar nga spitali ndërsa 35 të tjerë mbeten ende të shtruar, prej të cilëve nëntë në repartin e kujdesit intensiv.
Studiues të Universitetit Aristoteli të Selanikut njoftuan se insekti përgjegjës për përhapjen e virusit në Greqi është mushkonja e zakonshme, "Culex Pipiens".
Virusi i Nilit perëndimor, i quajtur kështu për shkak se u zbulua për herë të parë në rajonin e Ugandës në vitin 1937, mund të prekë sistemin nervor qendror. Virusi transmetohet nga mushkonjat e infektuara nga gjaku i zogjve shtegtarë që e mbartin. Kundër virusit nuk ekziston asnjë vaksinë dhe mbrojtja e vetme është parandalimi i pickimit të insekteve.
(m.a/ansa/BalkanWeb)