Kroacia ekstradon Kaliniq, anëtar i klanit te Zemunit
BEOGRAD- Kroacia ka eksraduar tek autoritetet në Serbi Sretko Kaliniqin, i dënuar në mungesë nga drejtësia serbe me 30 vjet burgim për pjesëmarrje në vrasjen e ish-kryeministrit të Serbisë, Zoran Gjingjiq.
Ai u soll nga Kroacia në Beograd me një avion të posaçëm të qeverisë serbe.
Pjesëtari i shumëkërkuar i klanit famëkeq të Zemunit nga burgu kroat i Dubravës është vendosur në një burg të sigurisë së lartë.
Ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiç, ka pranuar se operacioni i dorëzimit ishte kryer në fshehtësi të plotë për shkak të frikës së zbulimit të planit.
Kaliniq krahas dënimit për vrasjen e ish-kryeministrit Gjingjiq, është dënuar edhe me 40 vjet burgim për pjesëmarrje në një numër vrasjesh, rrëmbimesh dhe në dy akte të cilësuara si terroriste.
"Presim se me dëshminë e tij do të mund të zbardhen e një varg veprash të tjera penale,"- ka deklaruar ministri i Brendshëm serb.
(bbc/Balkanweb)
Kaliniç ka nënshtetësi serbe dhe kroate. Të martën në Zagreb ai u dënua me një vit e gjysmë burgim për shkak të falsifikimit të dokumenteve të udhëtimit.
Serbia kërkoi dorëzimin e tij menjëherë pas arrestimit Zagreb, në muajin qershor, pasi ishte qëlluar nga Millosh Simoviq, një i dënuar tjetër për vrasjen e kryeministrit pro-perendimor Zoran Gjingjiq, më 12 mars të vitit 2003.
Në një proces të zhvilluar gjyqësor në Beograd, në muajin maj të vitit 2007, 12 të akuzuarëve për këtë vrasje iu shqiptuan dënime të larta. Ndër ta, Milorad Ulemek, u dënua me 40 vjet burg, për organizim të vrasjes, ndërsa po kaq vite burg iu shqiptuan edhe ekzekutorit të vrasjes, Zvezdan Jovanoviq