E Shtunë, 31 Tetor 2026

Telashe te Milani, debatojnë Alegri dhe Inzaghi

Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri dhe ish-sulmuesi Filippo Inzaghi besohet të kenë shkëmbyer fjalë të ashpra me njëri tjetrin në qendrën stërvitore të gjigantit italian.

Allegri ka qenë nën presion pas startit katastrofik të ekipit të tij dhe spekulimet sugjerojnë se ai i ka ditët e numëruara. Dhe, si zëvëndësues i tij është përmendur askush tjetër përveç sulmuesit legjendar, Filippo Inzaghi, i cili tani është trajner i ekipit të të rinjve.

Sipas raportimeve të La Gazzetta dello Sport dhe Corriere dello Sport, debati ka nisur kur Inzaghi injoroi kryetrajnerin e Milanit gjatë një vizite në qendrën stërvitore Milanello të enjtën pasdite.

 Ish-sulmuesi i ka thënë Allegrit se ai nuk po e merr sa duhet seriozisht punën e trajnerit të Milanit. Fjalët u ashpërsua dhe gjendja u rëndua tej mase sipas dëshmitarëve, të cilët thonë se Allegri e akuzonte Inzaghin se po kërkon ti marrë postin e tij.

Duke folur për incidentin, drejtori sportiv i Milanit, Adriano Galliani mohoi të ketë ndodhur diçka. “Unë kam biseduar me Allegrin dhe Inzaghin dhe të dy e kanë mohuar incidentin. Për mua, nuk ka ndodhur asgjë”, është cituar të ketë thënë Galliani.

Incidenti vjen pas rezultateve të dobëta të Milanit në Ligën e Kampionëve dhe Serie A, ku në shënjestër të kritikave është vënë Allegri, i cili po ashtu ka lënë shitjen e yjeve të klubit gjatë verës. Besohet se mundësia e fundit për Allegrin është ndeshja e të dielës ndaj Udineses, në të kundërtën ai do të shkarkohet.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›