Di Matteo i zhgenjyer nga Chelsea

Aventura e Juventusit në Champions League ka rinisur me një barazim 2-2 në ndeshjen e parë të grupeve në “Stamford Bridge”. Rezultati për bardhezinjtë është i rëndësishëm, sepse erdhi kundër kampionëve të Europës në fuqi, por mbi të gjitha pasi Chelsea ishte në avantazh 2-0.
Madje, në minutat e fundit, pasi shënoi rrjetën e barazimit, festa e Quagliarella-s u prish nga traversa. Nga ana e tij, trajneri i bluve të Londrës, Roberto Di Matteo u shfaq i zhgënjyer që Chelsea nuk e mbylli përpara kohe sfidën.
“Natyrisht që jam i zhgënjyer dhe ky barazim më ka lënë një shije të keqe. Ishim në pozita shumë komode për të fituar, pasi kryesonim 2-0, por në fund morrëm vetëm një barazim. Juventusi është një skuadër e rrezikshme dhe me kualitet, për këtë arsye duhej ta kishim mbyllur ndeshjen më parë. Përsa i takon Oscar, ai bëri një debutim të shkëlqyer, me dy gola ku njëri ishte i jashtëzakonshëm”.
Më tej, Di Matteo foli për gjyqtarin portugez, Proenca që nuk akordoi një 11-metërsh për Çelsin, duke deklaruar se UEFA duhet ti shqyrtojë episodet, edhe pse tashmë gjithçka ka përfunduar. Ndërkohë, zv.trajneri i Juventusit, Massimo Carrera, u shfaq i kënaqur me skuadrën.
“Mund ta kishim fituar, por edhe mund ta kishim humbur ndeshjen. Megjithatë, skuadra reagoi në mënyrë të shkëlqyer pas disavantazhit 2-0 dhe treguam se mund të luajmë në këto nivele. Luajtënm si të barabartë me kampionët e Europës dhe jam krenar për këtë skuadër”.
Në ndeshjet e dyta të Grupit E, Chelsea udhëton në Danimarkë për të luajtur me Nordsjaelland, ndërsa Juventusi pret në shtëpi kampionët e Ukrainës, Shakhtar Donetsk.