Itali, ndeshja Kaljari-Roma do të luhet me dyer të mbyllura
ITALI- Ndeshja e javës së 4-t të kampionatit italian mes Kaljarit dhe AS Romës do të luhet të dielën me dyer të mbyllura, pasi stadiumi nuk plotëson për momentin kushtet e duhura, bëri të ditur të enjten Liga Italiane.
"Liga e Futbollit konfirmon se ndeshja e Serisë A Kaljari- Roma do të luhet të dielën pa tifozë në stadiumin Is Arenas", bëri të ditur Liga nëpërmjet një njoftimi zyrtar.
Stadiumi Is Arenas, që është në rikonstruksion, nuk i plotëson ende kushtet e kërkuara nga Liga për zhvillimin e ndeshjeve me tifozë. Ish-stadiumi i ekipit, stadiumi Sant'Elia, është mbyllur në muajin mars.
(ma.ar/BalkanWeb)