Greqi, Alket Rizai sulm verbal mbi gjykatësin e prokurorin
I dënuari shqiptar Alket Rizai u paraqit para trupit gjykues prej 5 anëtarësh të Gjykatës së Apelit në Athinë, për t’u gjykuar lidhur me arratisjen e vitit 2009 nga burgu i Koridhalos.
Gjyqi është karakterizuar nga sulmet e tij verbale, ndaj prokurorit dhe gjykatësit dhe me kërkesën për përjashtimin e tyre nga cështja.
Gjithcka filloi pasi avokati Sakis Kehajoglu u tërhoq nga mbrojtja e klientit të tij. Në këto kushte, gjykata kërkoi emërimin e një avokati tjetër për të pandehurin. Kjo provokoi reagim të ashpër të Alket Rizait, i cili sulmoi verbalisht kryetarin e gjykatës: “Cili është problemi juaj? Ju do më thoni se cilin avokat duhet të marr?”
Rizai vazhdoi edhe me sulmin ndaj prokurorit duke thënë: “Kjo prokurori nuk mund të më gjykojë. Duhet të vareni në shesh”.
Pas kësaj kryetari i gjykatës deklaroi se nuk mund të vazhdojë procesin me një frazeologji të tillë dhe ndërpreu seancën. Gjyqi u shty për me 27 qershor, ku një trup i ri gjykues, do të shqyrtojë kërkesën e të akuzuarit.
Mësohet se të gjithë avokatët e shtetit kanë hequr dorë nga mbrojtja e Alket Rizait.