E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, Thaçi në SHBA nderon monumentin e ushtarëve të panjohur

PRISHTINË- Në kuadër të vizitës zyrtare në SHBA, kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, nderoi Monumentin e Ushtarëve të Panjohur në Varrezat Nacionale të Arlingtonit. 

Kjo vizitë u bë në shenjë nderimi të ushtarëve amerikanë të rënë në shërbim të lirisë, demokracisë dhe paqes botërore. 

Në njoftimin nga zyra e kryeministrit kosovar theksohet se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në çlirimin e 

Kosovës dhe nderimi i sotëm i Monumentit të Ushtarëve të Panjohur përkon me 14 vjetorin e çlirimit të Kosovës. 

Për nder të kryeministrit Thaçi, garda ceremoniale e SHBA-ve organizoi ceremoni të veçantë, duke ekzekutuar himnet e të dy vendeve.
(m.a/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›