Meta në Tiranë: Ne do t’i japim fund ankthit të legalizimeve
TIRANE - Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, i shoqëruar nga kandidatët për deputetë të LSI-së në Njësinë Bashkiake nr. 8 në Tiranë, Dritan Ylli dhe Matilda Tyli, ka zhvilluar një takim me banorët në këtë njësi.
Në fjalën e tij, Meta deklaroi se LSI ka ardhur në jetën politike për të ndërtuar ura bashkëpunimi midis të gjitha forcave politike për interesin e vendit, për interesin e integrimit, për interesin e të gjithë qytetarëve.
“Besoj se vota e juaj dhe përkrahja juaj do të na inkurajojë më tej për të ecur në këtë drejtim. Sepse mungesa e bashkëpunimit konflikti politik ngërç që ka kaluar vendi ngadalësuan mjaft procesin e integrimit evropian, por sollën dhe një stanjacion ekonomik dhe probleme sociale në rritje. Ndaj LSI-ja si një forcë serioze mori edhe vendimin e duhur në kohën e duhur”- tha ai.
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim deklaroi se “sot Shqipëria ka nevojë për t’u vënë në punë, shqiptarët kanë nevojë për punësim, kanë nevojë për një qeveri e cila nuk mund të jetë e vetëkënaqur dhe nuk mundet të tregojë histori që nuk kanë lidhje me realitetin që qytetarët përjetojnë çdo ditë.”
“Çështja kryesore me të cilët ne duhet të ndeshemi është ajo e rritjes ekonomike të vendit e rritjes së prodhimit në vend dhe përmes kësaj rritjeje, uljes së importeve dhe rritjes së eksporteve, zbutjes sa më të shpejtë të deficiti tregtar. Pra, garantimi i një ekonomie që rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe të sigurt, sepse vetëm kjo siguron bazën e një punësimi të sigurt dhe afatgjatë dhe vetëm kjo siguron mundësinë për të luftuar varfërinë edhe për shumë banorë të kësaj njësie edhe të kryeqytetit dhe të Shqipërisë.”- tha Meta.
Sipas Metës, se e veçanta e programit të LSI-së është se të gjitha politikat që nga ajo arsimore, që nga politikat e taksave, për të cilat aq shumë debatohet, pra çdo gjë vihet në funksion të rritjes së punësimit.
“Ky është interesi kryesor që duhet të ketë shteti dhe që duhet të ketë qeveria. Në rast se nuk prodhohet, nuk mund të vëmë taksë, mbi diçka që nuk ekziston. Në rast se dikush nuk ka një punë apo nuk siguron të ardhura nuk mund ta tatosh atë për punën apo për të ardhurat që ai fiton”, tha ai.
Meta i siguroi të gjithë banorët e Njësisë nr. 8 në Tiranë se LSI do t’i japë fund edhe ankthit të legalizimeve”.
“Është për të ardhur keq që Partia Demokratike që në vitin 2005 përpara zgjedhjeve premtoi legalizimet dhe pothuajse nuk ka bërë asgjë përveçse e ka vështirësuar e burokratizuar këtë proces, ua ka sjellë shpirtin njerëzve në majë të hundës dhe i ka lënë ata realisht ende peng të tekave dhe kapriçove të drejtuesve të caktuar të ALUIZNI-t, por në fund të fundit ky është rezultat i mungesës së vullnetit politik për të zgjidhur këtë çështje një herë e mirë. Ndaj unë dua t’iu siguroj për vendosmërinë e LSI-së për të zgjidhur menjëherë brenda pak muajve në qeverisjen e ardhshme çështjen e legalizimeve dhe për t’u dhënë të gjithë tapitë dhe certifikatat e pronësisë në duar”, tha Meta.
“Lideri i LSI-së u shpreh se situata është mjaft optimiste dhe padyshim që më datën 23 qershor do të jetë në një ndryshim të rëndësishëm. “Unë besoj se ky ndryshim do të shoqërohet me një ndryshim të të bërit politikë. Pra me mundësinë që mazhoranca e ardhshme dhe qeverisja e ardhshme të krijojë një frymë shumë të gjerë bashkëpunimi dhe gjithëpërfshirje sepse është e rëndësishme që i gjithë vendi të distancohet një herë e mirë nga politika e konflikteve absurde, e sherreve pa asnjë vlerë, e akuzave personale sepse vetëm në këtë mënyrë ne do të mund të zgjidhim problemet e vendit duke i përqendruar të gjitha energjitë tek problemet dhe shqetësimet e qytetarëve dhe të ekonomisë sonë kombëtare. Ju ftoj të votoni për LSI-n, është një forcë e re por mendoj që ka kaluar prova të rëndësishme dhe ka të gjithë pjekurinë politike që të mos i zhgënjejë qytetarët e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë.”- tha Meta.
(BalkanWeb)