Berisha në Poliçan: Rama fyerje kolektive, Meta ta sjellë në Skrapar që të kërkojë falje
POLICAN - Partia Demokratike u ndal sot në Poliçan, ku prezantoi kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 23 qershorit. Gjatë fjalës së tij përpara mbështetësve të PD-së, Kryeministri Berisha premtoi më shumë punësim për banorët e Poliçanit, përmes zhvillimit të turizmit dhe projekteve madhore, si gazsjellësi TAP, për të cilin kryeministri shprehu bindjen se do të fitojë garën me projektin tjetër Nabucco.
“Shqipëria, Skrapari, këto ditë ndodhet në prag të një vendimi të jashtëzakonshëm historik dhe ky është vendimi për gazsjellësin TAP, projekti energjetik më i madh i Europës, i cili kalon në rrethin tuaj. Kam kënaqësi t’ju pohoj ju se vendimi i konsorciumit të detit Kaspik do të jetë përzgjedhja e TAP-it si projekti që ata do të mbështesin. Ky projekt do të ndryshojë në mënyrë të rëndësishme jetën e shqiptarëve. Do të punësohen dhjetëra e mijëra qytetarë shqiptarë. Ne do bëjmë gjithçka që Shqipëria dhe bota të njohë Skraparin, Malin e Tomorrit, kanionet, por mbi të gjitha të njohë skraparllinjtë, gratë dhe burrat punëtorë, të ndershëm.”- tha kryeministri Berisha.
Në Poliçan, kryeministri nuk vuri në shënjestër alternativën e socialistëve, por akuzoi kryetarin e PS-së se po fyen qytetarët mbi baza krahinore.
“Ju duhet ti kërkoni zotit Ilir Meta, ta sjellë këtu në shesh Edi Ramën dhe të kërkojë të falur për fyerjen me gjeografinë. Një ditë do vijë t’ju thotë unë jam nga Skrapari. Ky bëhet një personazh qesharak, por fyerjet kolektive janë të dënueshme.”- tha Berisha.
Kryeministri u bëri thirrje qytetarëve të votojnë PD-në, duke bërë edhe një krahasim mes kandidatëve që garojnë në këtë zonë.
“Në garë është Astrit Velia dhe nga ana tjetër Fidel Ylli. Ju jeni të mençur, Fidel Ylli është një miliarder, i cili humbi mandatin në parlament sepse radion e tij ja dha të motrës duke shkelur Kushtetutën dhe e bëri atë milionere brenda natës. Astrit Velia edhe ky është biznesmen, por me paratë e tij hapi universitetin e parë në Shqipëri me tarifa publike për ju. Besoj se kjo bën një ndryshim të madh. Edhe 10 ditë na ndajnë nga fitorja. Ju ftoj të bëheni bashkë autorë në fitoren e madhe për punësimin tuaj, mirëqenien tuaj, fitoren për një të ardhshme me të mirë, për një jetë më të mirë.”- tha kryeministri Berisha.
(er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera Video - Berisha në Poliçan: Rama fyerje kolektive, Meta ta sjellë në Skrapar që të kërkojë falje