E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, Barroso shpreh mbështetje për Papandreun

BRUKSEL-Pas një takimi me kryeministrin grek Jorgos Papandreu në Bruksel, presidenti i Komisionit të BE-së José Manuel Barroso deklaroi se pret që kryeministri të marrë besimin nga parlamenti në Athinë.
Barroso shprehu mirëkuptim për situatën e vështirë që po kalojnë qytetarët grekë për shkak të shkurtimeve të pagave dhe pensioneve, por shtoi se rruga për daljen nga kriza nuk është e lehtë. Votimi për mocionin e besimit të paraqitur nga Papandreu do të mbahet në orët e vona të mbrëmjes.
Në fund të qershorit deputetët do të vendosin për një paketë të re kursimesh dhe privatizimesh.
Ministrat e Financave të Eurozonës bënë të qartë në takimin e tyre të hënën se pa miratimin e këtij programi nga parlamenti grek, nuk do të ketë para të tjera.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›