Greqi, DIMAR lë qeverinë? Samaras: Vazhdojmë me PASOK
Greqia dhe qeveria e saj u trondit nga themelet pas mbylljes së ERT-së. Megjithatë zhvillimet e mbrëmshme treguan se zgjedhjet e parakohshme u shmangën për momentin dhe qeveria do të vazhdojë, por tashmë me një partner më pak.
Kreu i DIMAR, Fotis Kuvelis tha pas takimit me Samaras e Venizelos, se është gati të tërhiqet nga qeveria trepalëshe, por pa e shprehur në mënyrë shumë të qartë qëndrimin tij. “Nëse na duhet të largohemi nga qeveria, do të japim votë tolerance”, tha ai, deklaratë që komentohet, se Kuvelis do të largohet nga koalicioni qeverisës, por deputetët e tij do të votojnë për vendime të rëndësishme. Këtë e konformon sot grupi parlamentar i partisë.
Venizelos vendosi që deputetët e PASOK të qëndrojnë në qeveri, pasi sipas tij "qytetarët duan zgjidhje dhe jo zgjedhje". Ai kërkoi që qeveria të funksionojë si qeveri bashkëpunimi dhe ftoi zotin Kuvelis të rishqyrtojë pozicionin e tij.
Vetë kryeministri Samaras sqaroi se vendi nuk do të shkojë në zgjedhje të parakohshme dhe qeveria do të vazhdojë punën e saj të reformave me PASOK-un. Ai tha se shpreson që DIMAR të ndryshojë qëndrimin në mënyrë që qeveria trepalëshe të vazhdojë punën.
Me largimin e Kuvelis nga qeveria, Demokracia e Re dhe PASOK mbështetet nga 153 deputetë, ku mund të shtohen edhe 2 deputetët e pavarur.
Nuk përjashtohet mundësia që kryeministri të kërkojë tani një votëbesim të qeverisë së tij në Parlament. Në rast se qeveria nuk merr shumicën, pra jo më pak se 120 vota, presidenti Papulias duhet të mandatojë liderin e shumicës Antonis Samaras për të krijuar një qeveri të re. Nëse Samaras nuk do të mundet, atëhërë ngarkohet për krijimin e qeverisë, lideri i partisë së dytë më të madhe Aleksis Tsipras e me radhë.
Kushtetuta parashikon se nëse mandatet e Samaras, Tsipras e Venizelos rezultojnë të pasuksesshme, Presidenti duhet të ftojë liderët e partive dhe të kërkojë formimin e një qeverie të të gjitha palëve. Dështimi edhe i kësaj mënyre, i jep të drejtën Gjykatës së Lartë për të formuar një qeveri, të pranuar gjerësisht, që do të përgatisë zgjedhjet e do të shkrijë parlamentin.