E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, Demokracia e Re, fituese. A do të ketë sot një qeveri?

“Demokracia e Re” është zyrtarisht fituese e zgjedhjeve që u zhvilluan dje në Greqi. Parlamenti i ri do të ketë 7 parti. Rezultatet zyrtare pas numërimit të 100% të votave janë si më poshtë:

Rezultatet zyrtare të zgjedhjeve
Demokracia e Re          29.7%       129 vende
SYRIZA                        26.9%        71 vende
PASOK                        12.3%         33 vende
Grekët e Pavarur          7.5%           20 vende
Agimi i Art렠                 6.9.%         18 vende
E Majta Demokratike     6.2%          17 vende
Partia Komuniste           4.5%          12 vende

Sipas ligjit zgjedhor ne Greqi, partia që shpallet zyrtarisht fituese, ne kete rast Demokracia e Re, merr një bonus prej 50 vendesh më shumë në parlament. Ndër deputetët e kreut të listës, veçojmë Dora Bakojanis nga Demokracia e Re, Manolis Glezos tek SYRIZA dhe Pirro Dhima i pari i listës së PASOK.

Në nivelin më të lartë të tre javëve të fundit, u ngjit euro menjëherë pas formulimit përfundimtar të rezultateve të zgjedhjeve në Greqi. Në orën 02:30, të hënën euro arriti në 1,2713 $, ndërsa në tregjet e Azi Paqësorit në 1,2740 $, krahasuar të premten në Nju Jork, kur ishte në kuotën 1,2655 $. 

Kreu i partisë fituese në zgjedhje, Antonis Samaras deklaroi para gazetarëve se “sot grekët votuan stabilitetin dhe qëndrimin në euro”. Ai siguroi se nuk do të ketë aventura të reja dhe se vendi ka nevojë për një qeveri të shpëtimit kombëtar. Samaras ftoi gjithë forcat politike të marrin pjesë në qeveri shpëtimi. Kreu i Demokracisë së re nxitoi të premtojë se do respektojë firmat dhe angazhimet e marra në raport me partnerët ndërkombëtarë dhe huadhënësit. 

Kreu i SYRIZA, Aleksis Cipras i telefonoi kreut të partisë fituese Antonis Samaras, për ta uruar dhe për ta siguruar se SYRIZA do kontribuojë si opozitë në Parlament dhe jo si pjesëmarrëse në qeveri. Cipras tha se do të vazhdojë të kundërshtojë Memorandumin e masave, sepse siç u shpreh, “përmbysja e Memorandumit është zgjidhje për gjithë Evropën”. Sipas Cipras, populli votoi 2 herë kundër masave të kursimit.

"Zgjidhja e vetme është një qeveri e përbashkët kombëtare", tha kreu i PASOK, Evangelos Venizelos. “Situata është përkeqësuar në mënyrë të pakontrollueshme. Nuk ka kohë për të humbur në qoftë se ne duam vendin të qëndroje në euro", tha ai. Po flas për përgjegjësinë e përbashkët të qeverisë kombëtare me pjesëmarrjen e ND, PASOK, SYRIZA dhe DIMAR. Unë i sugjeroj Presidentit të konsumojë të hënën në fazën e dytë për të formuar një qeveri", tha ai. 

Edhe pas shpalljes së rezultateve paraprake zyrtare, asnjë nga partitë nuk krijon dot qeveri e vetme. Në kushtet e refuzimit te Cipras per pjesemarrje ne qeveri, negociatat e krijimit te saj nuk do te jene aq te lehta, nderkohe qe Venizelos vendos kusht pranine e SYRIZA per pjesemarrjen e PASOK-ut ne qeverine e re, ndersa qendrimi i Fotis Kuvelis nuk eshte shume i qarte.

Disa orë pas votimeve dhe shpalljes se rezultatit zyrtar të zgjedhjeve, mund të themi me siguri se ishte një ndeshje shumë e fortë, ajo mes SYRIZA-s dhe Demokracise se Re. Kjo e fundit, që mbështet gjeresisht marrëveshjen e shpëtimit, shoqëruar me masa të ashpra kursimi, rezulton me një diferencë 2.8% përpara SYRIZA-s, e cila i kundërshton kategorikisht këto masa. Me sa duket ka qenë shumë e vështirë për grekët të zgjidhnin një Greqi në euro duke ndjerë në kurriz masa kursimi, apo anulimin e memorandumit nën kërcënimin e braktisjes së euros, por më në fund ka qene "frika" ajo që percaktoi fituesin e këtyre zgjedhjeve. 

Krahasuar me rezultatet e 6 Majit, kishte një rritje të pjesëmarrjes në votimet e 17 qershorit dhe çdo parti ka rritje të dukshme të mbështetjes së elektoratit. Në 39% arriti abstenimi në zgjedhjet e djeshme parlamentare, duke tejkaluar 34,9% abstenimin në zgjedhjet e datës 6 maj 2012.

Tabela e rezultateve të EXIT POLL

Demokracia e Re 27.5 - 30.5%        127 vende
SYRIZA 27 - 30%                             72 vende
PASOK 10 - 12%                              32 vende
Grekët e Pavarur 6 – 7.5%                21 vende
Agimi i Artë 6 – 7.5%                        19 vende
E Majta Demokratike 5.5 - 6.5%        16 vende
Partia Komuniste 5 - 6%                    13 vende

Rezultatet e zgjedhjeve te 6 Majit 

Demokracia e re 18,85%
SYRIZA. 16,78%
PASOK 13,18%
Greket e pavarur 10,61%
Agimi i arte 6,97%
E Majta Demokratike 6.11%
KKE 8,48%

Lidhje te tjera  Fitorja e konservatorëve në Greqi lehtëson ndërkombëtarët VIDEO: Greqi, Demokracia e Re, fituese. A do të ketë sot një qeveri?

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›